Udhëheqësit e G7 zotohen për përkrahje ndaj Kievit

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, u zotuan të shtunën për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme, në luftën kundër agresionit të Rusisë, ndërsa thanë se do të shqyrtonin mundësitë se si Moska të paguajë për dëmet që ka shkaktuar me agresionin e saj.

 

Udhëheqësit e vendeve të G7 zhvilluan një takim virtual me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të shënuar dy vjetorin e agresionit rus, luftë që ka shkaktuar dhjetra mijëra të vdekur, shkatërruar territore dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.

“Ndërsa Ukraina hyn në vitin e tretë të luftës, qeveria dhe populli i saj do të kenë përkrahjen e vendeve të G7 për sa kohë të jetë e nevojshme”, thanë përmes një deklarate udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara të botës./VOA

Artikulli paraprakFshatrat ‘fantazmë’ të Shqipërisë, emigrimi dhe papunësia lënë vetëm të moshuarit
Artikulli tjetërSëmundjen e zemrës po prekin të rinjtë, mjekja: Shkak qetësuesit për depresionin