Pas suksesit ndaj Arsenalit, menaxheri i West Ham, David Moyes u ndal të jepte mendimin e tij për skuadrën, por edhe për rinovimin e kontratës. “Jam shumë i kënaqur me mjedisin në të cilin punoj këtu. Më pëlqen të punoj për njerëzit në klub, të gjithë njerëzit këtu më mbështesin vërtetë dhe më ndihmojnë. Unë kam një ekip të madh lojtarësh, e kemi ndërtuar gjatë katër viteve, dhe për momentin kemi shkuar nga një nivel mjaft i ulët në një pikë të lartë dhe nëse vazhdojmë kështu, puna do të japë rezultate. Jam i sigurt se rinovimi i kontratës do të zgjidhet në kohën e duhur” – Tha Moyes.
Tekniku skocez i lindur në Glasgow numëron 205 ndeshje në krye të West Ham, me skuadrën që ka marrë 1.60 pikë për ndeshje. “Timonieri” udhëhoqi skuadrën drejt trofeut të tyre të parë evropian që nga viti 1965 sezonin e kaluar, duke fituar Ligën e Konferencës.
Ai gjithashtu e ka çuar klubin në gjysmëfinalet e Europa League dhe ka dërguar ekipin në gjysmëfinalet e fundit në 2020/21 dhe 2021/22. Skuadra e West Ham aktualisht është në vendin e gjashtë në tabelën e Premier League.