Udhëtimi luksoz i Ramës, Pampuri: Kush e pagoi karburantin 120 mijë euro të charterit? Po në Suedi ka shkuar?

Deputetja e Partisë Demokrati, Orjola Pampuri, në një deklaratë për mediat i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për udhëtimin e tij me charter në Mynih.

Pampuri u shpreh se Edi Rama me batuta alla Foltore, njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxirë nga krimi dhe korrupsioni.

“Me batuta alla foltore, Edi Rama njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxirë nga krimi dhe korrupsioni. Rama nuk u dha përgjigje Shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në resortin luksoz në “Ëildbad Kreuth-in” legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake” – u shpreh Pampuri.

Pampuri tha se Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhëtimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro.

“Rama nuk u dha përgjigje shqiptarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhëtimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro?

Sot në emër të Shqiptarëve po e pyesim sërish Edi Ramën: A ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë?  Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi?”  – tha Pampuri.

Më tej deputetja e PD-së tha se Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për shpenzimin e parave të shqiptarëve me batuta bajate. Sipas saj, 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri, kur 50% e familjeve shqiptare,  nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

“Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për shpenzimin e parave të shqiptarëve me batuta bajate. Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri, kur 50% e familjeve shqiptare,  nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre. Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në tajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime për hallet e tij dhe jo të shqiptarëve.

Vetem për luks në 8 vite, Edi Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve. Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar.  Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.  Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!” – u shpreh Pampuri.

Exit mobile version