Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s! Menaxher i suksesshëm krizash, i përgatitur edhe nëse Trump bëhet President i SHBA-ve

32 vendet anëtare të NATO-s pas diskutimeve të gjata më në fund ranë dakord për kryediplomatin e ri të aleancës. Kryeministri holandez Mark Rutte do ta përfaqësojë këtej e tutje aleancën.

Pothuajde përpara nëj viti, në fillim të korrikut 2023, Mark Rutte hodhi gurin duke deklaruar: “Do të tërhiqem nga politika”, deklaroi ai pas trembëdhjetë vjetësh kryeministër i Holandës – periudha më e gjatë në këtë post deri më sot në Holandën me 17 milionë banorë.
Çfarë kishte ndodhur?

Partia liberale e djathtë VVD e Rutte-s e konsideronte si të butë politikën e tij të azilit. Koalicioni i brishtë qeverisës i përbërë nga katër parti dështoi. Pasuan zgjedhjet e reja, që ifitoi ekstremisti i djathtë Geert Wilders. Mark Rutte nuk mundi më ta pengonte këtë spostim djathtas. Kjo ishte humbja më e madhe politike në jetën e tij. Më 2 korrik ai përfundimisht u tërhoq nga posti i kryeministrit. Për gati një vit ai vazhdoi të qendrojë në detyrë si komisar, për shkak të vështirësive me krijimin e qeverisë në Holandë.

Një tërherqje shumë e shkurtër nga politika

Që ai donte të tërhiqej nga politika, këtë e kishte harruar Mark Rutte qysh në tetorin e vitit të kaluar. Ai la të kuptohet, se synon tani postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Për muaj me radhë ai zhvilloi një fushatë diskrete individuale elektorale tek kryetarët e shteteve dhe të qeverive, të cilët i njihte prej vitesh nga forume të dnryshme ndërkombëtare. Si një i bindur fort për aleancën transatlantike dhe një ndër përkrahësit më të flaktë të Ukrainës 57 vjeçari me i diplomuar si historian arriti të bindë fillimisht SHBA-në dhe më pas shumicën e aleatëve të tjerë.

Për të bindur armikun intim europian Viktor Orban atij iu desh një kohë më e gjatë. Për të fituar besimin e konservatorit të djathtë, kryeministrit hungarez, Mark Rutte-s iu desh t’i premtonte atij, se gjatë mandatit të tij në NATO, Hungarisë asnjëherë nuk do t’i kërkohet të marrë pjesë në aktivitetet e aleancës për Ukrainën jashtë territorit të NATO-s. Furnizimet me armë Orbani që anon nga Rusia i përjashton gjithashtu. Holandezi liberal dhe iliberali hungarez shpesh janë përplasur në BE me njeri-tjetrin. Mark Rutte më 2021 ia përplasi hapur Viktor Orban në fytyrë, duke i thënë, që nëse nuk i pëlqen në BE le të largohet. Atëherë Orbani nxori ligjin armiqësor kundrejt komunitetit LGBTQ+ në Hungari.

Me biçikletë dhe piano

Mark Rutte deri më sot shpesh ka rënë në sy për humorin e mirë e shprehjet lirshëm. AI udhëtonte me biçikletë nga banesa e tij modeste në Hagë deri në kryeministri. Si pianist i talentuar ai njëherë luajti në një piano të vendosur në shesh publik përpara stacionit të trenit në Hagë.

Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s atij do t’i duhet disi të përmbahet dhe të jetë më diplomat. Detyra e tij kryesore do të jetë, të ekuilibrojë interesat e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe t’i mundësojë asaj një prezantim unik nga jashtë. Parardhësi i tij, norvegjezi Jens Stoltenberg, ishte një mjeshtër stiok në këtë drejtim. “Përmbaju mesazhit tënd”, është receta për suksesin komunikativ i kryediplomatit të NATO-s.

Menaxher i suksesshëm krizash

“Drejtimi i vërtetë kërkon aftësinë të dëgjosh dhe të kuptosh perspektiva të ndryshme”, ka thënë njëherë gjatë një fjalimi Mark Rutte. Kjo është një moto e mundshme për postin në NATO. “Ai është një menaxher i suksesshëm krizash”, thotë gazetarja Sheila Sitalsing për Mark Rutte-n. Komentatorja e “Volkskrant” ka shkruar një biografi për kryeministrin me mandat rekord. .

Shumë holandezë për një kohë të gjatë ishin të kënaqur me stabilitetin, që garantonte Mark Rutte, pavarësisht ndryshimeve të mazhirancave në parlament, gjatë krizës financiare apo gjatë pandemisë COVID

Rutte di t’ia gjejë telat Trump-it

Nëse në SHBA Donald Trump do të zgjidhet sërish president dhe do të verë NATO-n në shënjestër, Mark Rutte është i përgatitur. Ai pati arritur të krijojë një raport të mirë me Trump-in gjatë mandatit të tij të parë. Madje Donald Trump e quan atë shok, ndonëse kryeministri liberal i kombit të tregtisë, Holandës, e ka refuzuar fuqishëm politikën ekonomike të republikanit Trump./DW

Exit mobile version