UEFA “godet” Rusinë, i heq nga duart finalen e Champions, ja ku do të luhet

Pas kërkesës së bërë nga Boris Jonson dhe anëtarë të Parlamentit Europian, UEFA i është përgjigjur menjëherë thirrjes së tyre, duke i hequr Rusisë të drejtën për të organizuar finalen e Champions League, në program për tu zhvilluar më 28 maj në “Gazprom Arena”.

Sipas Daily Mail, që i referohet burimeve të sigurta nga UEFA, me këta të fundit që janë mbledhur në një mbledhje urgjente, finalja e Champions League këtë sezon do të zhvillohet në Paris.

Artikulli paraprakKandidati i PD për Lushnjen, Indrit Sefa : Alternativa e re në Lushnje na përket ne të rinjve
Artikulli tjetër“Sot kemi nevojë për gjithçka!”, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës thirrje qytetarëve: Bashkojuni luftës, pavarësisht moshës!