Ujë ka kudo, përveçse në rubinet!

In this Tuesday, Sept. 2, 2014 photo, residents crowd around a government tanker delivering drinking water at a slum in New Delhi, India. In a city known for its vertiginous inequalities, water shortage affects people from both upscale gated communities and dust-blown slums, as every day, supply falls more than 160 million gallons short. The city’s water agency, the Delhi Jal Board, sends 900 tankers onto the crowded roads every day. Tankers usually stop for just 15 minutes, while dozens of people crowd around waving buckets and plastic tubes, in some areas, people get just 3 liters. (AP Photo/Patrick Reevell)

Nga Lutfi Dervishi

Është një ditë e lagësht që vjen pas ditës së verës dhe pranverës. E gjithë java do të jetë me shi.

Qielli është hapur, si ishin deri para pak vitesh grantet e BE -së për bujqësinë.

Shiu bie me rrëke, rrugët janë kthyer në kanale ujëmbledhëse, makinat bëjnë rafting në rrugën “Don Bosko”, Durrësi kthehet në Venecia, dhe poetët nisin vjershat me pikat e shiut…si thoshte kënga e vjetër, “E shiu pikë, pikë pikë,…”

Në këtë vend të bekuar nga natyra nga malet, lumenjtë, burimet, liqenet, detrat dhe lotët e qytetarëve, uji është kudo… përveçse në rubinet.

Ne kemi burime ujore për frymë më shumë se çdo vend tjetër në rajon. Kemi burime që shpërthejnë me entuziazëm, kemi lumenj që rrjedhin me dinjitet, reshje që s’kanë ndalur që nga koha e Skënderbeut,

por… çezma, kjo krijesë misterioze, jeton në ankth.

Ka ditë që mbushet me ujë, dhe ditë që mbushet vetëm me zëra:

“Ka një problem te pompa.”

“Fajin e ka ngrohja globale.”

“Fajin e ka Lufta në Ukrainë.”

“Po ç’të bëj qeveria më parë.”

Premtimi për ujin 24 orë është bërë aq shpesh, aq seriozisht dhe aq bukur, sa goja e votuesit mbetet si ajo e peshkut pa ujë.

Mandati i parë: “Do bëjmë projektin.”Mandati i dytë: “Projekti u bë, por po e përmirësojmë.”

Mandati i tretë: “Kemi rritur në 67%.”Mandati i katërt: do të keni pasaportë të BE dhe mund të pini ujë kudo në Europe”.

Por pse të pijmë ujë në Europe dhe jo në Shqipëri, që është në Europe, ku:

Ka ujë që del nga toka, por jo nga tubi.

Ka ujë që përmbyt qytetin, por nuk mbush banjën.

Ka ujë që vjen në tendera, por jo në depozita.

Ka ujë për të larë ndërgjegjen politike, por jo për të larë një pjatë.

Në dokumenta dhe raporte, humbjet e ujit janë “rrjedhje teknike”.

Në shtëpitë tona, janë fatura të fryra që duhen paguar.

Shqipëria sot është vendi ku ka më shumë ujë në Instagram sesa në rubinet.

Këpucët janë zhytur në ujë, njerëzit ecin si rosat, të lagur, të qetë dhe pa asnjë shpresë se do të vijë dita që të pinë ujë te rubineti në shtëpi.

Nëse jo ujë për t’u pirë, të paktën për statistikat.

Exit mobile version