Uji derdhet në rrugët e qytetit në Shkodër, qindra familje të izoluara dhe pa asnjë ndihmë

Situata në Shkodër vijon të jeta alarmante nga përmbytjet. Uji po derdhet në rrugët e qytetit, ndërsa qindra banesa në zonën e NënShkodrës ndodhen të rrethuara nga uji dhe janë bërë të pabanueshme.
Pas reshjve të vazhdueshme të ditëve të fundit dhe shkarkimeëve të panderprera të hidrocentraleve në kaskaden e Drinit janë nën pushtetein e ujit reth 2285 ha sipërfaqe tokë në bashkinë e Shkodrës.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka. Ndërkohë flitet për 26 familje të bllokuara nga uji në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç, po ashtu janë izoluar dhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Edhe nënjësinë administrative Bërdicë është rritur sipërfaqja e përmbytur.
Vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Niveli i ujit ka pësuar rritje përsëri dhe ka tendencë rritjeje.

Situata në Shkodër në të gjithë qarkun
Dajç
Janë 795 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit:
Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 240 ha, fshati Darragjat 40 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 130ha, Samrisht i Vjetër 5 Ha.
Vetëm në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 26 familje. Niveli i ujit ka pësuar rritje përsëri dhe ka tendencë rritjeje.
Ana e Malit
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë vetëm negativisht. Nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka.
1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.
Berdice
Në njësinë administrative Bërdicë, është rritur sipërfaqja e përmbytur në rreth 290ha tokë të ndara sipas fshatrave si më poshtë:

Velipoje
Në njësinë administrative Velipojë, në fshatin Luarz vazhdon të dale ujë nga argjinatura dhe vlerësohet se rreziku është shumë i madh. Niveli i ujit është rritur shumë.
Gur i Zi
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës në një vijë prej 1 km.
Në njësinë administrative Rrethina, në fshatin Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.
Bashkia kërkon shpalljen e emergjences por kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi deklaroi dje se Shkodra nuk plotësonte kriteret e shpalljes së Emergjencës.

obot 1

Exit mobile version