Shifrat e Ukrainës flasin për mbi 430 mijë ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur, mbi 3 mijë e 600 tanke të shkatërruar ose dëmtuar, dhe gati 9 mijë automjete të blinduara luftarake të shkatërruara.
Këto janë disa nga rezultatet kryesore të arritura nga ushtria ukrainase në vitin 2024 në luftën kundër Rusisë, e cila do të shënojë vitin e tretë muajin e ardhshëm.
Moska, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, vitin e kaluar pësoi humbjet më të larta për sa i përket njerëzve dhe pajisjeve që nga fillimi i pushtimit të saj më 24 shkurt 2022.
Humbjet ruse në vitin 2024, në fakt, raporton Ukrinform, tejkalojnë ato të 2022 dhe 2023, të kombinuara.
Përveç humbjeve të personelit, Rusia ka pësuar një shkatërrim të paprecedentë të pajisjeve ushtarake në vitin 2024.
Forcat ukrainase shkatërruan ose dëmtuan 3689 tanke armike, ekuivalente me 119 batalione tankesh.
Humbjet më të larta mujore të tankeve ruse u regjistruan majin e kaluar, me 428 automjete të shkatërruara.
Numri i mjeteve të blinduara luftarake të shkatërruara ose të dëmtuara ishte po aq i rëndë, me një total prej 8 mijë e 956 automjetesh.
Tetori i kaluar shënoi kulmin e këtyre humbjeve, me 923 automjete të shkatërruara apo dëmtuara në një muaj të vetëm.
Në vitin 2024, forcat ukrainase shkatërruan gjithashtu 13 mijë e 50 sisteme artilerie ruse, të mjaftueshme për të pajisur 725 divizione artilerie, përfshirë 1 mijë e 520 vetëm në korrik; si dhe 313 sisteme raketash të shumta lëshuese; 407 sisteme të mbrojtjes ajrore.