Ukraina lëshon mbi 100 dronë ndaj infrastrukturës së energjisë dhe objekteve të naftës në Rusi! Zelensky: Putin ka frikë nga negociatat për paqe

Zyrtarët rusë kanë raportuar se më shumë se 100 dronë të lëshuar nga Ukraina kanë sulmuar objektet e naftës dhe energjisë në perëndim të vendit.

 

Ndërkohë që ushtria e Ukrainës ka deklaruar se Rusia lëshoi ​​57 dronë dhe një raketë balistike Iskander-M.

Nga 57 dronët, ushtria ukrainase tha se rrëzoi 2, ndërsa 14 nuk arritën objektivat e tyre.

Forcat ajrore nuk kanë specifikuar se çfarë ka ndodhur me pjesën tjetër.

Një nga sulmet duket se kishte shenjëstruar zonën e portit në rajonin e Odesas, ku guvernatori Oleh Kiper tha se ndërtesat ishin dëmtuar. Nuk raportohet për viktima.

Putin: Zelenskyt i mungon legjitimiteti për bisedimet e paqes

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ka një mënyrë që Ukraina të mbajë bisedime paqeje, por tha se beson se Kievi nuk është i gatshëm.

Presidenti rus i tha televizionit shtetëror se negociatat me Ukrainën ishin të ndërlikuara nga “jolegjitimiteti” i Zelenskyt për të mbetur në pushtet përtej mandatit të tij. Ai tha se Zelensky nuk ka autoritetin për të nënshkruar dokumente.

“Nëse ka një dëshirë, ne mund të zgjidhim çdo çështje ligjore. Megjithatë, deri më tani, ne thjesht nuk e shohim një dëshirë të tillë,” tha Putin.

Por Zelensky ka hedhur poshtë pretendimet që vënë në dyshim legjitimitetin e tij, duke thënë Putini ka treguar se ka frikë nga mbajtja e bisedimeve.

Përmes një postimi në Telegram presidenti ukrainas tha se Putini “konfirmoi edhe një herë se ai ka frikë nga negociatat, ka frikë nga liderët e fortë dhe po bën gjithçka për të zgjatur luftën”.

Zelensky i kërkoi Trumpit të mbajë anën e Ukrainës

Volodymyr Zelensky foli gjatë natës për shpresat e tij për presidentin amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për Fox News, presidenti ukrainas i kërkoi Trumpit që të mbajë anën e Ukrainës.

Ai tha se Ukraina nuk mund të njohë pushtimin e Rusisë, por preferon një zgjidhje diplomatike.

“Ne duam që ai [Trump] të jetë në anën e drejtësisë, në anën e Ukrainës”, tha Zelensky.

Artikulli paraprak“Kushtoi 10 mln euro dhe ende s’ka përfunduar”/ Donocimi i Joni Myshketa: “Veliera” Ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve
Artikulli tjetërE kishte Atalanta nën pronësi, futbollisti shqiptar firmos me klubin ku ishte kapiten Memushaj