Ulen temperaturat/ Reshje të dendura dëbore në Bulqizë

Reshjet e dendura të shiut mbrëmjen e kaluar kanë sjelle reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në Bulqizë.

Reshjet e dëborës kanë filluar në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit, teksa raportohet se ka patur reshje edhe në afërsi të minierave të Zonës D, si dhe tek minierat e Tërnovës dhe ato të Martaneshit.

Momentalisht nuk raportohet për problematika në qarkullim. Rrugët e minierave ku bëhet transporti i minierave gjithashtu janë të kalueshme pa probleme.

Artikulli paraprakAksident me vdekje në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 79-vjeçari
Artikulli tjetërIsh-ministri i Drejtësisë i Kosovës deklarohet i pafajshëm para Gjykatës Speciale: Sot është një prej momenteve të errëta për mua