Ulet numri i të prekurve me Covid-19, 7 raste të reja, ja ku zgjerohet harta

Ulet numri i të prekurve me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shfaqur vetëm 7 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Deklarata e plotë

Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik

Si çdo ditë, ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.
Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë -320 -207
Shkodër -110 -74
Krujë -105 -11
Durrës -42 -38
Fier -37 -32
Kurbin -31 -3
Korçë -19 -19
Elbasan -18 -15
Kukës -18 -10
Lezhë -14 -14
Has -14 -12
Kavajë -9 -9
Lushnje -7 -4
Vlorë -5 -4
Pukë -5 -4
Mirditë -5 -3
Rrogozhinë -4 -4
Tropojë -4 -4
Berat -4 -2
Mallakastër -1 -1
Mat -1

Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.

Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Exit mobile version