Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në New York, autoritetet: Tani jemi atje ku ishim 21 ditë më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përballen prej ditësh me një numër të lartë viktimash si pasojë e koronavirusit. Ditët e fundit fatmirësisht gjendja ka filluar të përmirësohet duke u ulur numri i viktimave dhe ai i të infektuarve.

Ndërkohë, banorët e Nju Jorkut do të jenë në gjendje ta bëjnë testin e koronavirusit nëpër farmaci.

Guvernatori Cuomo tha se 5,000 farmaci do të lejohen të kryejnë testet dhe se synimi është të kryhen 40,000 teste në ditë duke lënë të kuptohet se autoritetet po fokusohen tek

Përqendrimi tek testimet vjen ndërkohë që kriza e koronavirusit po njeh rënie në Nju Jork, epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara. Shtrimet në spitale në këtë qytet arritën nivelin më të ulët në tre javë.

“Njëzet e një ditë ferr, dhe tani jemi atje ku ishim 21 ditë më parë”, tha zoti Cuomo në një konferencë shtypi. “Tani jemi të përqendruar tek testimi”.

Artikulli paraprakPD zbulon dokumentin/ Bardhi: Kllouni kryeministër po gënjen. Qeveria ka ndihmuar vetëm 3 familje për bashki
Artikulli tjetërBie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali