Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se dënimi tashmë është 25 vite burg.
Pas vendimit të Gjykatës për ndryshimin e dënimit të Dritan Dajtit, i cili më 2009 ekzekutoi 4 policë në Durrës, ka reaguar deputeti i PD, Ervin Salianji.
Në një postim të bërë në Facebook ai shkruan se, “ky është suksesi i ‘drejtësisë së re’ të Ramës”.
“Heqja e dënimit me burg të përjetshëm të Dritan Dajtit, vrasësit të katër policëve nê krye të detyrës është suksesi i ri i “drejtêsisë së Re” të Edi Ramës!
Si deputet do t’i propozoj Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kuvendit nismë ligjore që cilido që ngre dorën ndaj autoritetit të shtetit dhe vret policë duhet të mos ketë asnjë lehtësim ligjor dhe asnjë shmangie nga denimi me burg përjetë!
Zgjedhjet po afrohen, tani kush e ka radhên për të dalë?”, është shprehur Salianji.