Ulsiu e thërret në Komisionin Hetimor, reagon Meta: Propagandë anti-President, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Kreu i Shtetit Ilir Meta e quan propagandë anti-presidenti mbledhjen e Komisionit Hetimor. Në një status në Facebook, Meta thotë se po spostohet vëmendja për respektimin e dekretit për 13 tetorin. E vetmja zgjidhja thotë Meta janë zgjedhjet.

Ilir Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta po zhvillon mbledhjen e radhës.

Burimet bëjnë të ditur se Komisionit Hetimor Parlamentar do të thërrasë në seancë dëgjimore Presidentin Meta në datën 6 shtator.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit.

Ulsi Manja: Komisioni i posaçëm hetimor bazuar në ligjin për komisionet hetimore u është drejtuar gjatë muajve të verës, në periudhën korrik dhe gusht disa institucioneve shtetërore u është kërkuar dokumentacioni i duhur në lidhje me objektin e hetimit.

U jemi drejtuar me shkresë për të sjellë në sekretarin e komisionit dokumentacionin e duhur qendrës së botimeve zyrtare, drejtorisë së policisë së shtetit, presidencës, Ama, kolegjit zgjedhor pranë gjykatës së aplit, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Hapat proceduriale që do të ndiqen deri në përfundim të hetimit janë:

1-Seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, në zbatim të nenit 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit.

2-Administrimi dhe shqyrtimi i informacioneve, të dhënave, raporteve të marra nga institucionet lidhur me objektin e hetimit.

3-Administrimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për nisjen e

4-procedurës së shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta”, datë 26.06.2019.

5-Administrimi dhe shqyrtimi i Opinionit të Komisionit të Venecias.

6-Diskutim në lidhje me gjetjet e Komisionit Hetimor sipas objektit të hetimit.

7-Përgatitja dhe miratimi i raportit përfundimtar.

8-Paraqitja në Kuvend i raportit përfundimtar.

Dy pika në rendin e ditës

Objekt i punës në mbledhjen e sotme është verifikimi i procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës 30 qershor.

Në rendin e ditës janë dy pika: Miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019 dhe miratimi i planit hetimor të komisionit.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Ndërkohë Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

kkkk

Artikulli paraprakMedia franceze shkrim kundër Ramës e Veliajt: Një memorial për lavdinë e Erdogan-it që nuk i rri mirë Tiranës
Artikulli tjetërIrani kërcënon me largim nga marrëveshja bërthamore