Durrësi entuziast mirëpret Lulzim Bashën, alternativën ekonomike të PD dhe ftesën për protesta. Basha: Edi Rama të largohet deri në 15 shkurt. Prokuroria të arrestojë Vangjush Dakon.
Gati dy javë para 16 Shkurtit, Kryetari Lulzim Basha, i ka ndërthurur thirrjet për t’iu bashkuar protestës në Tiranë me shpjegimin e alternativës së PD për zhvillimin ekonomik të vendit. Basha i testoi me sukses në terren propozimet e demokratëve, kur një sipërmarrës i një fabrike prodhimi në Durrës, i mirëpriti me entuziazëm ndryshimet: uljen e taksave, taksën e sheshtë 9%, ulje e çmimit të naftës me 300 lekë për litër dhe uljen e çmimit të energjisë me 30-40%.
“Këto do të ishin ndër lehtësimet më të mëdha që do të kishim. Me taksën progresive kemi paguar më shumë. Ky investim në ulje taksash fare mirë mund të investohet në rritje pagash, në rritje kapaciteti për kompaninë për rritjen e vendeve të punës dhe një biznes më të qetë. Ne e dimë shumë mirë stresin që japin tatimet”- u shpreh Xhevit Cena, drejtori ekzekutiv i kompanisë prodhuese të xhamave në qytetin e Durrësit, Vakëfi Glass shpk.
Lulzim Basha shpehu vendosmërinë e tij dhe të PD për të realizuar plotësisht çdo pikë të planit të tij për zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit dhe mirëqënies së qytetarëve.
“Mesazhi kryesor që desha të ndaj me ju është jo vetëm ajo që u evidentua sot në Tiranë, entuziazmi dhe pritshmëritë e larta të sipërmarrjes nga PD, por më e rëndësishmja është mesazhi i shpresës në raport me sipërmarrjen si punëdhënësi më i madh dhe mesazhi i shpresës tek punëmarësit aktualë dhe potencialë. Sepse kriza më e madhe që kemi sot është kriza e besimit. Kriza e shpresës që gjerat në këtë vend do të shkojnë ashtu si duhet. Mundësi, liri, punësim.”- tha kreu i opozitës.
Pjesë e axhendës në Durrës ishte edhe një takim me të rinj, por që u shndërrua në një miting të improvizuar nga pjesëmarrja e madhe edhe e studentëve të Universitetit të Durrësit. Kreu i opozitës u shprehu mirënjohjen edhe si prind për shpresën që ndezën me qëndresën e tyre. “Jam këtu t’u jap fjalën se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha do t’ju dalë zot dhe do të bëjmë çmos t’i plotësojmë kushtet rinisë studentore dhe pedagogëve tuaj”- u shpreh Basha.
Kreu i opozitës i njohu të rinjtë me pikat kyçe të platformësë së PD, në bashkëpounim me ekspertët gjermanë të CDU-së, për rritjen e cilësisë së mësimdhënies në universitete dhe lidhjen e të rinjve me tregun e punës: trajnimin gjatë studimeve dhe stazhin një vjeçar menjëherë pas studimeve, që të dyja të financuara nga buxheti i shtetit. Basha i ftoi studentët t’i bashkohen protestës në Tiranë më 16 shkurt për t’i dhënë së bashku një goditje përfundimtare sistemit të antivlerave.
“Liria, mundësia dhe punësimi kanë një armik, por disa fytyra. Në Tiranë kanë fytyrën e Edi Ramës, kurse në Durrës kanë fytyrën e Vangjush Dakos. Janë ata që në vend që të promovojnë të mirët dhe të zotët, i kanë mbyllur dyert e shtetit për aftësinë e për talentin dhe i kanë hapur ato për vesin, për paaftësinë, për hajdutët dhe për kriminelët”, tha Basha në takimin me të rinjtë.
Për të dhënë mesazhin kryesor politik, Lulzim Basha zgjodhi sheshin para Bashkisë së Durrësit, duke u dhënë edhe më shumë zemër qytetarëve të Durrësit, të cilët iu bashkuan në një miting të improvizuar. Mesazhi i kreut të opozitës është se modeli i qeverisjes ilegjiime te Edi Ramës është drejt fundit dhe se koha e fjalëve ka mbaruar.
“Ju falenderoj nga zemra për këtë pritje dhe për këtë bashkim të jashëzakonshëm që demonstroni sot. Nga ky shesh dhe nga kjo ndërtesë e juaja që pret të çlirohet shumë shpejt, le t’i jap këtë mesazh edhe në emrin tuaj: Edi Rama, largohu deri më datën 15 sepse më 16 populli do të të shkulë nga ajo karrige. Prokurori shqiptare, arresto Vangjush Dakon, përndryshe, më 16 prangat do t’ia vënë qytetarët”- tha kreu i opozitës.
I frymëzuar nga pritja entuziaste e durrsakëve, Basha u shpreh se ky është preludi i protestës madhështore të 16 shkurtit në Tiranë