Ultimatumi i studentëve ndaj qeverisë: Presim përgjigje deri në orën 16:00

Studentët i kanë drejtuar një ultimatum qeverisë dhe duan përgjigje deri në orën 16:00 pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat dhe do hyjnë në demonstrata. Janë mijëra studentë që protestojnë nga të gjitha fakultetet në kryeqytet. Ndërkohë sot protesta janë zhvilluar edhe në Korçë dhe në Elbasan.
Një hapësirë prej 500 metrash në vijë lineare është mbushur me studentë në Rrugën e Durrësit. Me pankarta në duar “Ne nuk jemi dele”; “Ne nuk paguajmë haraç”; “VKM është VK”; “Shfuqizoni VKM”; “Dija është nevojë”; “Mos na vrisni të ardhmen”; “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Jo politikë”, etj, studentët i kanë bërë thirrje ministrisë për t’u ulur në bisedime e për të gjetur zgjidhje.

protesta madheshtore 2

Artikulli paraprakBerisha, thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve
Artikulli tjetërIsh-Presidenti: Studentët ndezën shpresën, tarifat për studentët, miliardat për oligarkët