Unaza e Re, Rama 8 milionë euro për shembjen e shtëpive anës Lanës për t’i hapur shesh ndërtimi Taulant Ballës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka publikuar dokumentet që provojnë se si po avancon afera e kryeministrit Edi Rama në Unazën e Re, për të shkatërruar shtëpitë e qytetarëve që banojnë përreth Lanës, me qëllim dhënien e shesheve të ndërtimit, klientëve të tij, si një biznesmeni-trafikant droge, mik shtëpie i Taulant Ballës.

Braimllari shkruan:  “Edi Rama merr 8 milionë euro kredi, 2.4 milionë euro grant dhe 13.37 milionë euro nga Bashkia e Tiranës me PPP. Në total 23,77 milionë euro nga taksat e qytetarëve për të shembur shtëpitë e banorëve të Unazës së Re,  që preken nga devijimi shtratit të lumit Lana dhe për t’i bërë gati sheshin e ndërtimit, Taulant Ballës.

Edi Rama dhe parlamenti ilegjitim, noter i qeverisë, di vetëm të grabisë qytetarët, merr kredi për të shembur shtëpitë jep me PPP nga taksat e qytetarëve dhe nuk ka asnjë strategji dhe asnjë fond për dëmshpërblimin e banorëve të Unazës së Re dhe atyre që preken nga devijimi i lumit Lana.

Banorët kanë një vit në protestë të përditshme në shi, breshër, të ftohtë dhe të nxehtë për të mbrojtur pronën e tyre.

Qeveria e hajdutërisë hesht sepse për Edi Ramën të parët janë oligarkët dhe hajdutëria qeveritare në kurriz të qytetarëve të këtij vendi.”

Exit mobile version