“Unë luaj për ekipin më të mirë në botë, s’ia kam frikën askujt!”

Alavesi u bë viktima më e fundit e Vinicus Juniorit të dielën, pasi braziliani sypatrembur shkëlqeu përsëri për Real Madridin.
Vinicus ka shpërthyer në futbollin spanjoll duke e fituar besimin e Santiago Solarit në formacionin startues të Los Blancos. Ai tani e pranon se vetëbesimin e ka shumë të lartë, transmeton Gazeta Express.
Të mërkurën, Real Madridi përballët me Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit, por talenti brazilian nuk trembet nga rëndësia e kësaj sfide.
“Nuk më frikëson ajo që pason. Unë luaj për Real Madridin. Unë luaj për ekipin më të mirë në botë, nuk ia kam frikën askujt”, tha Vinicus.
Ai ka treguar se është i aftë të luajë aty ku t’i kërkojë trajneri në vijën e sulmit.
“Unë luaj aty ku mendon trajneri se më përshtatet më së miri. Do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar ekipit”, shtoi ai.

Artikulli paraprakTë rejat e fundit rreth lëndimit të Messit, dy ditë para El Clasicos
Artikulli tjetërHudhra, më efikase se antibiotikët