“Unë, njeriu që spiunoja Diego Armando Maradonën”

Rrëfimet e hetuesit privat Antonino Restino: “Kam qenë për 1 vit e gjysmë miku i tij më i mira, ndoshta i vetmi, por nuk jemi njohur kurrë
Qenë Ferlaino dhe Moggi ata që ma ngarkuan detyrën. Një herë, gjatë një survejimi, u largova: E gjeta Maradonën që po e provonte me kolegen time të punës, më shpatullën time. Ishte e pabesueshme…”

«Kam qenë për 1 vit e gjysmë miku i tij më i mirë, ndoshta miku i vetëm i vërtetë i tij. një lloj engjëlli mbrojtës. Por nuk jemi njohur kurrë, për të jam një fantazëm». Diego Armando Maradona gjithmonë dhe vetëm ka dyshuar se është spiunuar e survejuar gjatë netëve të tij të ndaluara në Napoli. Por nuk ka pasur siguri. Qysh sot njeh edhe emrin e 007-ës, të atij që për 18 muaj e ka ndjekur dhe përgjuar midis alkovash, diskotekash, lokalesh të dyshimta dhe hotelesh: quhet Antonino Restino, hetues privat në krye të holdingut Gruppo Az Investigation, agjencisë më të rëndësishme të sektorit në Itali.

Spia de Dios
Ka rrëfyer në librin «La Spia de Dios», botuar nga Rogiosi dhe shkruar nga Elisabetta Masso e Carla Reschia, ato ditë të pambarimta me frymën në fyt në gjurmët e kampionit më të dashur të të gjitha kohërave, për të gjurmuar kapriçot dhe tepritë e tij. Që qenë në gojët e të gjithëve dhe që ai i grumbullonte hollësisht në dosjen që dorëzonte çdo javë në Hotelin Majestic. Kushedi sa do të befasohet Maradona kur do të mësojë se netët e tij të çfrenuara dhe mëngjeset e tij të zbardhura janë fotografuar dhe filmuar muaj për muaj. Por edhe kur të mësojë emrat e porositësve të aktivitetit të spiunazhit: Corrado Ferlaino e Luciano Moggi. «Qenë ata që më ngarkuan këtë detyrë në kuadër të asaj që ishte e drejta e tyre në mbrojtje të pronësisë dhe të pasurisë së kompanisë. Qenë të preokupuar nga zërat këmbëngulës lidhur me të, me jetën e çrregullt pak të përshtatshme për një atlet. Por për Maradonën vetëm Maradona do të mund të kishte bërë diçka, ta shpëtonte nga veset e tij».

Ndjekja
«Më 24 janar 1988 jam takuar me Giorgio Curti (Drejtori Financiar i klubit, shënimi im.) dhe Drejtorin e Përgjithshëm Luciano Moggi, rrëfen Restino. Interesi i vërtetë i shoqërisë ishte të kontrollohej Maradona, të ndiqej në sferën private, e cila kohët e fundit nuk ishte më në linjë me rregullat e vendosura nga trajneri dhe me stilin e jetesës që një atlet profesionist duhet të respektojë. Për më tepër, lidhur me kampionin qarkullonin zëra të shëmtuara, gjithnjë e më shqetësuese. Gjithnjë e më preokupues dhe të pakontrolluar. Shihet, duket, thonë, tregojnë. Moggi nuk çekuilibrohej, ecte me hapa të matur, përdorte gjithmonë kushtoren».
Pak ditë dhe dedektivi bën zbulimet e para: «Hotel Paradiso ishte vendi i tij i preferuar, zakonisht vinte pasdite vonë në Via Catullo, për t’u kthyer më pas në shtëpi vetëm në orët e para të mëngjesit. Një herë, gjatë një survejimi, u largova: e gjeta Maradonën që po e provonte me kolegen time të punës, me shpatullën time. Ishte e pabesueshme». Femra, shumë. secila e kataloguar me emër, mbiemër dhe adresë. «Çfarë bënte në ato murë të Dhomës Nr. 415? Unë mund të flas për gratë dhe burrat që hynin në të, sigurisht nuk e di se çfarë kishin më vete». Dyshime, shumë. Rrëfen akoma Restino: «Guillermo Coppola, menaxheri dhe miku i tij i mirë i atyre viteve ka mbetur për mua një objekt misterioz. I akuzuar më pas nga kampioni se i ka zhvatur deri qindarkën e fundit, neve na dukej me një besnikëri si prej qeni. E ndiqte kudo, i shërbente në gjithçka, i përkushtohej çdo kërkese dhe nevoje minimale të tij. Më shumë sesa menaxher, ishte diçka e mesme midis një shoku aventurash dhe një shërbëtori. Për të survejuar Coppola që shkonte në farmaci kundërtabelë, deri mund të vdisja».
Për një natë me Maradonën, femrat qenë të gatshme për gjithçka. «Ho visto donne fare un passo alla volta: farsi presentare all’amico dell’ amico, poi a qualcuno più vicino fino ad arrivare a lui, al re». Vazhdon më tej: «Për një periudhë të gjatë në Via Capece, pikërisht nën shtëpinë e tij, silleshin dy vajza, të veshura, ose më mirë, të çveshura më shumë se duhet, që shëtisnin për orë të tëra aty. Derikur një ditë gruaja e Maradonës, Claudia Villafane, zbriti dhe i mbyti me një lumë të sharash, duke i kërcenuar se do t’i rrithte po të vazhdonte t’i shihte akoma përreth».

Raporti me Moggi
«Pinim nga një kafe, më pas i dorëzoja zarfin. Moggi e hapte, e lexonte i etur dhe niste të më bombardonte me pyete. Të premtenn? Paska ndryshuar orar! Pse ka bërë rrugë tjetër? Ishte ora 4 e mëngjesit. Na kërkonte të gjithë fotot dhe filmimet. Edhe kur nisi të luante nëpër rrugë me fëmijët dhe një grua i hodhi një broke me ujë nga ballkoni. Nuk e kishte njohur». Por vetëm rrallë Moggi është befasuar vërtet.
«Vetëm një herë e kam parë vërtet të tronditur: kur zbuloi se në garazhin e shtëpisë stërvitej i vetëm me trajnerin e tij personal, Fernando Signorini, përgatitësi atletik historik i tij. I vetmi që e dinte se çfarë i nevojitej për të dhënë maksimumin, duke i shmangur sidomos ushtrimet që Maradona i konsideronte të kota dhe të mërzitshme. Por për ato stërvitje misterioze dhe ekskluzive në palestrën poshtë shtëpisë, afër garazhit përkrah parkut të makinave të tij të shumta, shoqëria futbollistike nuk dinte asgjë». Lokalet ku Diego kalonte netët e tij të çmendura dhe ato galante janë zhdukur thuajse të gjithë. Nuk është më “La Sacrestia” në Via Orazio dhe as “La Stangata” në Via Martucci. «Por atëhere këto dhe vende të tjera qenë fusha e tij e lojës së natës. Me mbarimin e festimeve dhe netëve të çmendura, shkonte tek “Paradiso” i tij në Via Catullo ku kamarierët dhe punonjësit e recepsionit e prisnin si njeri të familjes dhe ku ne, që nuk i largoheshim kurrë, zotëronim sekretet e tij».

Titulli i humbur
«Kanë thënë e çfarë nuk kanë thënë për atë kalim të Milanit ndaj Napolit, por mund të them me siguri se Diego nuk do të kishte bërë me asnjeri për humbje. Sepse futbolli ishte pjesa e tij më e mirë, nuk do ta pranonte kurrë një gjë të tillë». Bota që rrethonte, sipas spiunit, donte vetëm të përfitonte prej tij. Një botë me njerëz jo të dyshimte. Të gatshëm për çdo gjë që ta kënaqnin, në çdo kërkesë të tij.

Tundimi
«Shpresa ime është se kur sillja provat e netëve të tij pagjumë, ata të ndërhynin. Por në fakt kujtoj Luciano Moggi që i dëgjonte rapirtimet e mia në heshtje dhe më pas asgjë nuk ndryshonte. Nuk e kuptoja pse-në, por me kalimin e kohës e kam kuptuar: Diego nuk do të pranonte ndërhyrje në jetën e tij. Nga askush. Edhe sikur Napoli t’ia përplaste në fytyrë provat e asaj që po bënte, ai nuk do ta ndryshonte me asnjë presje mënyrën e tij të të vepruarit, sjelljet e tij».
Dhe Antonino Restino konkludon: «E ndiqja për arsye pune, por isha i magjepsur prej tij. Isha magjepsur, pasi për Napolin do të kisha bërë çdo gjë. E provova shumë herë tundimin që të dilja nga roli im e t’i afrohesha për ta paralajmëruar, për t’i thënë që ta hiqte qafe gjithë atë ushtri përfituesish, kureshtarësh, spaçatorësh dhe putanash që e rrethonte dhe të rigjente natyrën diellore, vitale, bujare, që ishte thelbi i talentit të tij. Nëse do të kthehesha prapa? Sot atë këshillë do t’ia jepja. Në dreq vaftë hetimi. Tani ëndërroj që ta mbroj. Edhe pse pak e njohin më shumë se unë».
(nga Il Mattino)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version