UNHCR: Të paktën 250 të zhdukur në Detin Mesdhe

epa05515133 A handout photograph released on 30 August 2016 by the Italian Navy showing migrants on a boat during rescue operations in the Mediterranean Sea, off the Libyan coast. Italian Navy ships Fasan, Sfinge, and Cigala Fulgosi rescued on 29 August almost 2500 migrants. Over 6000 migrants, mostly from Eritrea and Somalia, were rescued off the coast of Libya in the Mediterranean Sea. The joint operation involved several Italian and International agencies. EPA/MARINA MILITARE / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES/NO ARCHIVES

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se afro 250 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur, pas fundosjes së dy anijeve në Detin Mesdhe në ditët e fundit.
UNHCR thotë se një nga agjencitë partnere të saj, International Medical Corps, ka njoftuar për përmbytjen e një anijeje në bregun e Libisë, të dielën, me ç’rast 163 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur.
Agjencia e OKB-së tha se një grua dhe gjashtë burra janë shpëtuar nga rojet bregdetare të Libisë, njofton “Reuters”.
Agjencia tha se afro 82 persona të tjerë janë zhdukur dhe druhet se kanë vdekur pasi një gomone me 132 veta u fundos pas disa orësh lundrimi. Rreth 50 të mbijetuar u shpëtuan dhe u dërguan në Pozzallo të Siçilisë.
Përgjithësisht, UNHCR tha, të martën, se më shumë se 1300 njerëz janë zhdukur dhe besohet të kenë vdekur në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe nga Afrika Veriore drejt Italisë, gjatë këtij viti.

Exit mobile version