United bën “çmenduri” për Antoine Griezman

Si të blesh Antoine Griezman? Ka vetëm një rrugë. Një ofertë e çmendur. Ky është plani i Manchester United për ta transferuar asin francez në “Old Traffod” gjatë merkatos së verës pasi Atletico Madrid kërkon të arkëtojë sa më shumë për sulmuesin. Nëse vërtetohet raportimi i “Daily Mail”, Griezman do të bëhej lojtari më i paguar në Premier League pasi shifrat që zbulohen janë vërtet të frikshme. 300 mijë paund në javë, kjo është shifra e propozuar në adresë të lojtarit francez, ndërsa në total bashkë me pagën e tij, Manchester United mund të shpenzojë deri në 155 milionë.
Kontratë 5-vjeçare për 26-vjeçarin dhe paga marramendëse që mund të kalojë edhe atë që përfiton aktualisht Rooney dhe Pogba po te Manchester United. Sipas “Daily Mail”, në arkën e Atleticos mund të shkojnë 90 milionë euro që është edhe klauzola e largimit të sulmuesit nga “Los Colchoneros”. Aktualisht, Griezman fiton gjysmën e kësaj shume në Spanjë dhe ai është shumë i qartë se paga e tij në Madrid nuk mund të rritet më shumë. Kontrata aktuale e francezit skadon në vitin 2018 dhe në këtë mënyrë, ky është shansi i fundit që Atletico të arkëtojë shumën e dëshiruar. Jose Mourinho ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se është pikërisht sulmuesi i skuadrës së Simeones njeriu perfekt për projektin e tij duke marrë çekun prej 155 milionë paund duke projektuar një tjetër goditje të madhe vetëm një vit pas blerjes së Paul Pogba për rreth 100 milionë euro nga Juventusi.

Artikulli paraprakJuventus, ja kush janë sulmuesit e piketuar
Artikulli tjetërDo t’i shënoj Bufonit