United, De Gea humbet finalen e Europa League

LONDON, ENGLAND - MAY 07: Manchester United goalkeeper, David de Gea during the Premier League match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on May 7, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)

Një lajm i keq për Jose Mourinhon. Sikur të mos mjaftonte mungesa e Zlatan Ibrahimoviç, trajneri portugez humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm për finalen e Europa League kundër Ajaxit. Bëhet fjalë për portierin David de Gea, i cili ka mbyllur sezonin përpara kohe për shkak të një dëmtimi. Në këtë mënyrë, portieri iberik që ka rezultuar një pikë kyçe në formacionin e Manchester United gjatë këtij sezoni, do ta ndjekë finalen e madhe të 24 majit në Stokholm nga shkallët e stadiumit. Në vend të tij do të aktivizohet portieri i dytë, Sergio Romero, i cili ka bërë paraqitje pozitive në ndeshjet e fundit. Në transfertën e Southamptonit ku Manchester United barazoi pa gola, argjentinasi priti edhe një 11-metërsh. Përsa i përket të ardhmes së De Gea-s, Mourinho e ka bërë të qartë se ai do të vazhdojë të veshë fanellën e “Djajve të kuq”. Ai thekson se spanjolli do të jetë gati për të mbrojtur katërkëndëshin në ndeshjen e parë miqësore të verës kundër Los Angeles Galaxy. Aktualisht, Manchester United renditet në vendin e gjashtë të Premier League dhe shpresa e vetme për një biletë në fazën e grupeve të Champions League është fitorja në finalen e Stokholmit.
Emocione të mëdha dhe shumë raste në “St Mary”, për një barazim pa gola mes Southampton-it dhe Manchester United në sfidën e prapambetur për javën e 28-të të Premier Leagues angleze. “Shenjtorët” dhe “Djajtë e Kuq” ndanë nga një pikë në një ndeshje ku të dyja skuadrat tentuan të merrnin fitoren. Në minutën e 5-të mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Eric Baily preku topin me dorë në limitet e zonës, me gjyqtarin që akordoi një penallti të dyshimtë për vendasit.
Nga 11 metra distancë sulmuesi italian i Southamptonit, Manolo Gabbiadinni gaboi me Sergio Romeron që priti në mënyrë fantastike goditjen e tij. Pas shumë rasteve të shpërdoruara nga të dy krahët fati nuk ishte me skuadrën e Jose Mourinhos në minutën e 72-të, kur gjuajtja e francezit Anthony Martial u ndal nga shtylla. Asnjë gol deri në fund në “St Mary” për një barazim që i erdhi në ndihmë Southampton-it të Claud Puel për të marrë vendin e 8-të në renditje në kuotën e 46 pikëve.

Exit mobile version