Manchester Unitedi do ta përfundojë sezonin në vendin e shtatë në tabelën e Premierligës, nëse e mban Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit deri në fund të sezonit.
Ky është qëndrimi i ish-sulmuesit të Premierligës, Darren Bent, i cili druan se, nëse Unitedi s’i përmirëson paraqitjet, atëherë çdo ekip në top tetëshe mund ta marrë maksimumin e pikëve ndaj tij.
Disfata turpëruese 5:0 kundër Liverpoolit të dielën vetëm sa i ka rritur thashethemet për shkarkimin e Solskjaerit, por Unitedi ka vendosur ta mbajë akoma norvegjezin.
Unitedi renditet në vendin e shtatë tani për tani në tabelën e Premierligës, tetë pikë mbrapa liderit Chelsea.
Dhe nëse Solskjaer mbetet trajner i djajve të kuq deri në fund të sezonit, atëherë ata do të ngelin jashtë Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, sipas Bent.
“Në vendin e shtatë. Nëse e mbajnë Solskjaerin tërë sezonin, sinqerisht, në vendin e shtatë”, tha Bent për TalkSPORT.
“Nëse do të luajnë siç luajtën ndaj Liverpoolit dhe Atalantës, secili prej tetë ekipeve të para në ligë do të marrë pikë nga ta”, shtoi ai.