Lojtarët e Manchester United kanë dominuar listën e 20 fanellave më të shitura që prej 1 janarit. Alexis Sanchez është në vend të parë pasi iu bashkua “Djajve” nga Arsenal muajin e kaluar dhe ka shumë shokë ekipi që janë pjesë e listës, e cila mundësohet nga anglezja “Sportsdirect.com”.
Paul Pogba ndodhet në vend të dytë, ndërsa Ibrahimoviç, Lukaku, De Gea dhe Rashford që janë pjesë e listën. Henrikh Mkhitaryan, i cili shkëmbye me Sanchez duke kaluar tek Arsenal, pozicionohet në vend të 19-të.
Ka tre lojtarë të Liverpool, tre nga Tottenham dhe tre nga Arsenal. Eden Hazard është përfaqësuesi i vetëm i Chelsea-t, ndërsa kryesuesit e Premier League Manchester City ka Kevin de Bruyne dhe Sergio Aguero.
Philippe Coutinho, i cili tashmë është transferuar nga Liverpool te Barcelona është lojtari i vetëm i listës që nuk luan në Angli. Viril van Dijk është mbrojtësi i vetëm që është pjesë e listës pasi shkoi te Liverpool për 90 milionë euro. Megjithëse ka qenë i dëmtuar për shumicën e sezonit, Ibrahimoviç është shumë i pëlqyer në Angli dhe pozicionohet në vend të 10-të.