Andrea Belotti gjithnjë e më larg Torinos. Edhe pse presidenti Urbano Cairo ka theksuar se për momentin sulmuesi i përfaqësueses italiane nuk do të lëvizë nga skuadra granata, janë të pakta gjasat që 23-vjeçari të qëndrojë te Torino edhe sezonin e ardhshëm. Oferta e parë e Milanit prej 50 milionë eurosh, plus një mes Niang, Lapadulas, Zapatas ose Kuckas është cilësuar shumë e ulët nga drejtuesit e Torinos që për të lënë të lirë bomberin kërkojnë plot 100 milionë euro. Por Cairo mund të dorëzohet për një shumë edhe pak më të ulët sepse vështirë se do të ketë një klub që mund paguajë 100 milionë euro për Belottin. Në këtë kontekst presidenti i Torinos mund të pranojë 80 milionë eurot që mund të vijnë nga Anglia dhe më konkretisht nga Manchester United. Jose Mourinho është një fans i 23-vjeçarit dhe dëshiron t’ia besojë majën e sulmit të Djajve të Kuq pikërisht sulmuesit italian, i cili te United do të shkonte për të zëvendësuar gjigantin suedez Zlatan Ibrahimoviç. Manchesteri pëlqen edhe Alvaro Moratën, por për momentin duket se është më pranë Belottit, pasi nëse gjithçka rezulton e vërtetë oferta prej 80 milionë eurosh e Djajve të Kuq mund të pranohet nga Torino.
Kryesore
Continue to the categoryShënim/ Kush e ka radhën pas Erjon Veliajt?
Është e qartë se SPAK e ka ‘rrethuar’ Erjon Veliajn dhe po ia kopsit dosjen. Shumë shpejt ndaj tij pritet të jepet edhe masa...