Mesatarisht 63 gra vriten çdo ditë, ku 37 prej tyre janë nëna “të cilat lënë familjet e tyre pas” në Rripin e Gazës, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, raportoi Hurriyet Daily.
“Gratë në Gaza vazhdojnë të durojnë pasojat e kësaj lufte brutale”, thuhej në një deklaratë nga UNRWA në X, e njohur më parë si Twitter.
“Të paktën 9,000 gra janë vrarë, shumë të tjera janë nën rrënoja. Mesatarisht, 63 gra vriten në Gaza në ditë, 37 janë nëna që lënë pas familjet e tyre, “tha ajo.
Rreth 60,000 gra shtatzëna në Gaza po përballen me kequshqyerjen dhe dehidratimin për shkak të luftës së Izraelit, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Rreth 95 për qind e grave shtatzëna dhe gjidhënëse në Gazën veriore përballen me varfëri të madhe ushqimore, tha UNRWA, duke shtuar se gati nëntë në 10 gra “e kanë më të vështirë të aksesojnë ushqimin sesa burrat”.