Uragani Helene/ Të paktën 52 të vdekur në SHBA, më shumë se 3 milionë qytetarë pa energji elektrike

Uragani Helene la të paktën 52 të vdekur në disa  shtete të SHBA-së , ndërsa më shumë se 3.5 milionë klientë në Florida , Xhorxhia, Karolina e Veriut, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Virxhinia ishin pa energji të shtunën pasdite, sipas shërbimit të gjurmimit të shërbimeve Find Energy, raporton CBS News.

 

Stuhia në rajonin Big Bend të Floridës mbrëmjen e së enjtes, 26 shtator, pasi u klasifikua nga ekspertët si “kategoria 4” në rrezik.

Por pavarësisht dobësimit në një ciklon posttropikal, Uragani Helene po shkaktonte ende përmbytje “katastrofike” të premten vonë në mbrëmje, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetës dhe shkatërrimi i shkaktuar nga uragani Helene në të gjithë juglindjen,” tha Joe Biden në një deklaratë të shtunën.

“Rruga drejt rimëkëmbjes do të jetë e gjatë, por dijeni se qeveria ime do të jetë me ju në çdo hap të rrugës. Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të dorëzohemi”, shtoi ai.

Në Tenesi, përmbytjet nxitën dhjetëra njerëz të strehoheshin në çatinë e një spitali për siguri.

Të paktën 52 vdekje i atribuohen uraganit Helene.

 

Exit mobile version