Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK që u zhvillua ditën e sotme pas lëshimit të 6 urdhër arresteve.
Mësohet se bëhet fjalë për një grup të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Kontollet po kryhen në disa qytete të vendit, ndërsa hetimi ka nisur prej disa kohësh nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Burimet bëjnë të ditur se është zbuluar edhe një arsenal armësh.
Ndërkohë aksioni është në zhvillim dhe në orët në vijim priten të tjera detaje.
Kujtojmë që ditën e djeshme SPAK zhvilloi një megaoperacion me fokus kapjen e personave me rekorde kriminale, por edhe zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale.
Operacioni i një ditë më parë ishte vazhdim i operacioni “Plumbi i Artë”.