Më shumë se 10 policë kanë shkuar në takimin që po zhvillonte kryetarja e LSI mëngjesin e sotëm në Elbasan një tryezë për arsimin. Ndonëse në këtë takim ndodheshin 7 persona, policët me urdhër politik, kanë shkuar për të gjobitur atë dhe pjesëmarrësit.
Policët kanë hezituar mjaft para se t’i drejtoheshin Kryemadhit, për ti kërkuar mbajtjen e maskës dhe për të mos u grumbulluar më shumë se 10 njerëz. Por edhe kryetarja e LSI-së nuk ka qëndruar indeferente.
“Merruni me bandat mos u bëni ushtar të Taulant Ballës”, i është drejtuar Kryemadhi, policëve. Pas një debati të shkurtër, policët janë tërhequr duke mos e quar deri në fund ‘misionin’ që u ishte lënë detyrë.