Urdhërarresti i SPAK ndaj shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë/ Agjentët e BKH-së shkuan ta prangosin, Roven Zeka tentoi të arratisej duke ikur me vrap! U ndalua nga….

Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka.

Sipas gazetaret Klodiana Lala, kanë qenë punonjësit e AMP-së dhe BKH-së që kanë shkuar të ekzekutojne urdhërarrestin e SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë.

Por, sipas burimeve Roven Zeka nuk ka pranuar dhe ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga agjentet e AMP-së.

Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarrest për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si eedhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Zyrtarët e poicisë akuzohen për korrupsion pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.

Artikulli paraprak“Koalicioni Euroatlantik në zgjedhje me kandidatë të pastër”, Basha takim me kreun e misionit të OSBE/ODIHR: Mbështesim planin e SPAK për krimet zgjedhore, hetimet kanë provuar se shitblerja e votës ka penguar rotacionin politik
Artikulli tjetërEgert Haxhiu: Shtëpia e familjes Duka në rrezik, pushteti hesht