Rama ka lëshuar një urdhër për të gjitha strukturat e organizatës kriminale që pas orës 17.00 të nisë sulmi për të shtuar në mënyrë fictive numrin e votuesve në të gjitha qendrat e votimit. Rama ka urdhëruar që me para apo me presionë duhet të të detyrohen qytetarët që të shkojnë në qendrat e votimit.
Policia është urdhëruar që të mos ndalojë këto grupe kriminale. Urdhri I Ramës vjen pas një dështimi të plotë me procesin fars të votimit ku sipas të gjitha rezultateve deri në orën 16.00 numri I votuesve në rang vendi nuk është më I lartë se 10% e votuesve që kanë pranuar që të votojnë për partinë shtet.
Ndërkohë është dhënë udhëzim që të bëhet kujdes me vëzhguesit e shumtë të opozitës që janë pranë qendrave të votimit për të dokumentuar parregullsitë. Në disa raste raportohen edhe për kërcënime të këtyre vëzhguesve të opozitës që ndodhen jashtë qendrave të votimit dhe që nëse nuk ndalen mund të kthehen në përplasje të hapura.