Urime 22 Marsin, nga një demokrat!

Nga Armend Gjana

Një demokrat i persekutuar i Paskuqanit, duke pirë kafe mbrëmë dhe diskutuar për situatën politike në vend, situatën politike në këto 34 vite dhe situatën poltike breda Partia Demokratike e Shqipërisë!

Tepër i mërzitur dhe i lodhur ai tha, jeta ime në këto 34 vite është kjo:

47 milion lek të fiturara në emigrim (Greqi) humbën në firmat piramidale të 97-tës!

25 milion lek bashkë me kamat vonesa borxh dhe detyrim të papaguara ndaj OSHEE-së, të cilat po i shlyej pjesë-pjesë!

Shtëpia në të cilën banoj e pa legalizuar dhe e pa përfunduar e cila i do dhe 30 milion për t’a mbyllur disi, e për ta hipotekuar!

Në fund që mos të zgjatem, në lidhje për politikanët që kanë drejtuar vendin në këto vite tha, Zoti…i dënoftë!

Exit mobile version