Urime Naim Meta! Vlerësime Eugen Isaj!

Nga Bujar Vreto

Pjesëmarrësit me të drejtë vote (delegatët) qëndrestarët e pamposhtur të lirisë dhe demokracisë, ushtruan të drejtën për të zgjedhur mes dy kandidaturave, dy personaliteteve të mrekullueshme që anatemohen nga hajdutët që pse s’janë hajdutë. Epo më mirë kështu, që erdhi koha të kuptojmë se i shari të shanë, se hajdutët të bëjnë moral, se shpifësve balta ju është kthyer në fytyrë, por vetëm për një gjë se di a janë të qartë, se ata s’mund të kthehen më si shpëtimtarë si mesia për t’u bërë deputet dhe të parë (maska engjëllore e teveqelëve ra). Përmes votës delegatët zgjodhën bashkëudhëtarin tyre që nga themelimi i Partisë Demokratike dhe deri sot duke qënë të bindur se do vazhdojnë sëbashku me hapa, ritëm, qëndresë dhe rezistencë më të shpejtë përballë kundërshtarëve dhe sfidave që na presin. Ata votuan një pinjoll të një familje të vjetër Elbasanase, banues aty që s’ka ndërmend të largohet ndonjëher. Naimi është i plotësuar me martesën, fëmijët, me familjen, fisin e madh, shoqërinë, arsimi i lartë (Ekonomi-Biznes). Ka në pronësi një sipërfaqe ullishte të trashëguar dhe një biznes të ndërtuar vetë që për fatin e mirë është efiçent duke mundësuar punësimin e disa personave ( e tmerrshme kur lexon disa port’hale që Kryetari i zgjedhur është prodhues divanesh, o të marrosur edhe sikur të ishte i tillë ku është problemi? që punon me djersë? që i paguan taksa vendit? apo keni hall tjetër, që pse s’është si ata që rrëmbejnë karriget bëhen drejtora, deputetë e ministra e më pas marrin nga 5000 euro për një vend pune apo 30% nga tenderimit, apo % për çdo firmë (jo ne jemi model tjetër, kemi prioritet punën dhe djersën). Krahas biznesit ka kontribuar me të gjitha energjitë për Partinë Demokratike, filluar nga FRPD, drejtues seksioni dhe grupseksioni, anëtar kryesie, nën/Kryetar Partie dhe tani do drejtojë Degën e PD Elbasan si Kryetar.

Kuvendi ishte madhështor për nga përmasat, të gjithë ata që morën pjesë u gjendën përballë emocioneve sepse çdo njëri ndihej i lirë, çdo njëri ndihej si tjetri, çdo njëri ndihej i barabartë mes të barabartit duke pas mbi supe përgjegjësit specifike për të ardhmen e PDSH-së. Për ne ishte privilegj të dëgjonim ish/Kryetarin PD Elbasan z. Fatmir Manushi, nën/kryetaren znj. Flutura Açka Kryetarin e PDSH-së z. Lulzim Basha dhe dy kandidatët z. Naim Meta dhe z. Blendi Xhindi të cilët në themel të diskutimeve kishin ndershmërinë, dinjitetin, kontributin e gjithësecilit, intelektualizmin, profesionin dhe meritokracinë për të cilat u zotuan se nuk do të ketë kompromis. Në një mënyrë ishte një meakulpa për gabimet e së shkuarës duke qënë të qartë se partia jonë ka vuajtur nga kulisat, klanet padrejtësitë dhe ja ku ndodhemi sot me një mal problemesh që kërkojnë zgjidhje.

Sipërmarrja sot në këtë kohë të vështirë nuk është privilegj apo benefit por përgjegjësi në raport me demokratët, të djathtën si aset i ç’muar i shoqërisë dhe shërbimi ndaj popullit pa dallim, pra është detyrim substanciale që merr një drejtues bashkë me ekipin tek një forcë politike dhe më gjërë. Të drejtosh PD-në e Elbasanit apo të rretheve, krahas përgjegjësive duhet udhëhiqemi nga përgjegjshmëria individuale dhe askush s’do mundet të na pengojë për përmbushjen e misionit që Partia Demokratike, bashkë me forcat e tjera pro SPAK dhe aleatin më të mirë që kemi (qytetarët) të përmbysim qeverinë e krimit dhe bashkëpunëtorët e këtij pushteti të përfshirë në korrupsion sot e 34 vjet.

Ne duhet të përulemi dhe të kujtojmë me mjaft respekt të gjithë personalitetet e 34 viteve që na kanë nderuar me punën e tyre, kanë justifikuar besimin e demokratëve kanë qëndruar të pakorruptuar, si drejtues partie, administrate, pushteti lokal por mbi të gjitha ata njerëz (si intelektualë, militantë, kontributorët, faktorë e qytetarë të lirë) që kanë sakrifikuar na kanë mbështetur dhe s’janë përfillur asnjëher nga përfituesit e pushtetit pa meritë, e atyre që rrinë skutave në Tiranë e thurin plane se kush e meriton të jetë pjesë e establishmentit e kush jo, e atyre që garojnë e humbin me kundërshtarin e krenohen kur blejnë votat mes veti por në fund për të humbur gjurmë i degdisin në Qarqe të tjera, e atyre që tërheqin vetullat aq sa janë gati të shqyejnë sytë por istikamin mos e lëshojnë duke lëpire dje Bashën e po të njëjtit persona thithin sot Berishën. Duhen përbuzur dhe abandonuar këta të paudhë që ditën bëjnë demokratin e natën ndajnë paratë me pushtetin, duhet të ndahemi nga bataku që me votën e qytetarëve dhe mbështetjen tonë kanë marrë benefitet, kanë shpërdoruar besimin, kanë abuzuar duke vjedhur taksat dhe pasuritë publike, duhet të kërkojmë me forcë që drejtësia (SPAK) të veprojë dhe populli me votë ti ndëshkojë, të jenë të bindur i njohim mirë.

Ne jemi ndërgjegjësuar se nuk duhet të rrimë peng i së shkuarës dhe me madhështinë tonë të pranojmë gabimet mes njëri-tjetrit, me mençuri të përfitojmë nga to duke i korigjuar dhe me forcë të ecim në rrugën e drejtë që kemi nisur. Na duhet kompaktësi tani që zgjedhjet përfunduan në rang Qarku, u zgjodhën ekipet e reja që do punojnë si një trup i vetëm me mendësinë se nuk është fushë me lule por një sfidë e madhe para publikut. Ne jemi të qartë se në pushtet nuk vihet me sharje as me intriga as duke menduar se populli do votojë symbyllur se hajduti Rama do zëvendësohet me hajdutin Meta apo shpura e trekëndëshit të Bermudës. Por ne do votohemi duke qënë të qartë, të vërtetë duke u paraqitur me një PLAN TËRËSOR ZHVILLIMOR PËR QARKUN E ELBASANIT TË KORDINUAR MIRË DHE SINKRONIZUAR ME PROGRAMIN QËNDROR TË PDSH-SË.
Ne nuk duhet të na zerë gjumi për barrën e madhe që kemi marrë për sipër, ne duhet të paraqitemi dinjitozë, të vërtetë para qytetarëve për hallet individuale dhe problemet komunitare. Në PD po se po, por Qarku i Elbasanit ka intelektualë të fushave të ndryshme të cilët duhen përfshirë bashkë me ne që me idetë e hedhura në tavolinë të grupuara të kthehen në alternativë bindëse ku zëri dhe mbrojtja e interesave të popullit të jetë parësore, të jetë përballja me padrejtësitë, me veprime dhe jo mashtrime, koha e fjalëve boshe ka mbaruar është koha e veprave. Këto kapacitete intelektualësh duhet të na mundesojnë rikthimin e vlerës të Universitetit që po shkon drejt mbylljes, zhvillimin e industrisë sepse favorizohemi nga Elbasani si qytet industrial. Beteja jonë duhet të jetë për një infrastrukturë nga qendra deri në skajet më të largëta të përfunduar si rrugët, shkollat , qendrat shëndetësore dhe spitale dinjitoze që meriton vendi jonë. Gjithashtu ne natyra na ka fal vende me bukuri përrallore që duhet t’i vendosim në efiçencë të plotë dhe për këtë duhet të fokusohemi tek një bujqësi e zhvilluar, blegtori, bletari, pemtari dhe vreshtari e shumëfishuar dhe çdo mundësi për agroturizmin, turizmin malor e çdo gjë tjetër që gjeneron të ardhura për zonat. Implementimi i këtyre projekteve madhore kërkon mund, forcë dhe vendosmëri nga PD, por dhe nga administrata që do vijë, vullnet për të realizuar hap pas hapi zhvillimin e vendit sipas citimeve të mësipërme. Me këtë platformë zhvillimore fuqizojmë ekonominë individuale, zgjerojmë bazën e taksave te ulëta të cilat i perkthejmë në investime dhe përkujdesje për aftesinë e kufizuar, moshat e treta apo aktivitete të tjera pra përmirësojmë cilësinë e jetës në tërësi dhe shpëtojme trevat tona nga kthetrat e mafies që është instaluar këmbëkryq në cdo cep të vendit.

Ndershmëri dhe punë na presin.

Ju faleminderit shumë!

Exit mobile version