Ish-kryeministri Sali Berisha uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe mbylljes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ndër të tjera shkruan: “të lutemi që i Gjithëfuqishmi të pranojë sakrificen e tyre dhe ta kthejë atë në mirësi për ta, familjet e tyre dhe kombin shqiptar”.
“Sonte Nata e Bajramit!
Te dashur miq, sonte besimtaret muslimane permbyllin muajin e sakrifices dhe agjerimit dhe fillojne kremtimet e festes se Bajramit. Me kete rast le ti urojme nga zemra te gjithe ata qe agjeruan por dhe te gjithe besimtaret muslimane dhe besimtaret e Zotit dhe te lutemi qe i Gjithefuqishmi te pranoje sakrificen e tyre dhe ta ktheje ate ne miresi per ta, familjet e tyre dhe kombin shqiptar!”, shkruan Berisha në urimin e tij.