Ursula Von der Leyen zgjidhet Presidente e Komisionit Europian, kush është e besuara e Merkel

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Leyen është zgjedhur Presidente e Komisionit Europian. Ajo është mbështetur nga deputetët dhe ka marrë plotë 383 vota duke marrë kështu postin e Presidencës së KE.

Për të marrë këtë detyrë ministres gjermane të Mbrojtjes i duheshin 374 vota por ajo i ka kaluar pritshmëritë. Mediat e huaja bëjnë me dije se Von der Leyen ka marrë vota edhe nga socialistët evropian.

Përpara votimit, Ursula Von der Leyen u shpreh para eurodeputetëve se për të ishte e rëndësishme vetëm forcimi i Evropës dhe ai që do të dobësojë Unionin do të gjejë tek ajo një armike të fortë. Ajo do të zëvendësojë në këtë post Jean Claude Juncker.

“Puna ime fillon tani. Le të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive”, ishte një pjesë e fjalës së mbajtur nga Von der Leyen para Komisionit Europian. Kështu ajo bëhet gruaja e parë në botë që merr këtë post.

Kush është Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen ka lindur në një rrethinë të Brukselit 60 vjet më parë. Tanimë, rrjedha e karrierës së saj politike e dërgoi atë drejt e në krye të Komisionit Europian. Në diskutimet mbi nominimet kryesore për postin e drejtuesit të KE-së, krerët e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian, lakuan shpesh emrin e ministres von der Leyen.

Pra, politikanja kristiandemokrate, e cila u prezantua në krye të herës në skenën politike të Berlinit nga kancelarja Angela Merkel në vitin 2005 – dhe që dikur i referoheshin shkurtimisht si një pasardhëseje të mundshme të Merkel – duket se do të bëhet kreu i ri i një prej institucioneve të përbashkëta më të rëndësishme të BE-së. Në ndodhtë, do të jetë shefja e parë femër e Komisionit.

Një zotëruese e mirë e gjuhëve

Von der Leyen kaloi 13 vjetët e parë të jetës së saj në Bruksel. Babai i saj, Ernst Albrecht, i cili më vonë do të bëhej kryeministër në landin e Saksonisë së Ulët, ishte një zyrtar i nivelit të lartë në Komunitetin Ekonomik Evropian dhe në Komunitetin Evropian, institucionet e mëparshme të BE [Komuniteti Ekonomik Evropian (EEC) ishte një organizatë rajonale që synonte të sillte një integrim sektorial në ekonomi midis shteteve anëtare të saj. KEE u krijua nga Traktati i Romës i vitit 1957. Me formimin e Bashkimit Evropian (BE) pas nënshkrimit të Traktatit të Mastrihtit në vitin 1993, KEE u inkorporua dhe u riemërua si Komuniteti Europian (KE). Shënim i përkthyesit]. Në dallim nga shumë kolegë të saj në qeveri, von der Leyen flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht dhe gjithmonë ka vepruar me vetëbesim në skenën ndërkombëtare.

Në legjislatura e qeverisjes së kancelares Merkel, von der Leyen mbajti një sërë postesh ministrore. Ajo do t’i përkushtohej pa ndryshim çdo detyre të saj të re, duke i “përmendur” strukturat ekzistuese nga “përgjumja”. Herë pas here, vendosmëria e saj madje prodhoi acarim në mesin e kolegëve të saj të CDU-së.

Poste ministrore

Fillimisht, nëna e shtatë fëmijëve mbajti postin e ministrit të Familjes në harkun 4-vjeçar midis 2005-s dhe 2009-s. Me stilin e saj të pazakontë, ajo dërgoi sinjale të qarta në establishmentin politik në Berlin. Për shembull, ajo nisi një program ndihme prindërore (“Elterngeld”) dhe mbikqyri zgjerimin mbarëkombëtar të kujdesit për fëmijët, duke siguruar mbështetje të konsiderueshme financiare nga qeveria gjermane.

Më tej, në vitin 2009, duke shërbyer në kabinetin e dytë të Merkelit, von der Leyen, një mjeke e trajnuar, u bë ministre e Shëndetësisë. Katër vjet më vonë, në dhjetor 2013, ajo u kthye në Ministrinë e Mbrojtjes. Von der Leyen “mbijetoi” në detyrë në këtë ministri edhe pas procesit të komplikuar të formimit të qeverisë në vazhdën e zgjedhjeve federale të vitit 2017. Zor se ndonjë nga 17 paraardhësit e saj, të gjithë meshkuj, arritën të mbajë një post të vetëm për gjashtë vjet.

Para se të merrte detyrën në Ministrinë e Mbrojtjes (e konsideruar si një “varrezë” për politikanët premtues në Gjermani), ambiciozja von der Leyen pati një karrierë pothuajse të përsosur. Ajo ka qenë më së shumti besnike ndaj kancelares Merkel, e cila e konsideron të besuarën e saj si një shtyllë solide të kabinetit.

Një forcë lëvizëse dhe reformatore

Si ministre e Mbrojtjes, Von der Leyen, i trajtoi me shpejtësi problemet e Forcave të Armatosura, një e nga një. Bundeswehri (Mbrojtja Federale, janë forcat e armatosura të bashkuara të Gjermanisë bashkë me administratën e tyre civile dhe autoritetet e prokurimit) ishte dhe është ende i “drobitur” nga pajisjet e vjetruara dhe të dëmtuara dhe nga mungesa e madhe e ekspertëve. Duke aplikuar shumë presion politik dhe duke folur në publik në emër të Bundeswehr-it, ajo arriti një rritje në buxhetin e mbrojtjes – megjithëse akoma shumë i ulët nga objektivat e shpenzimeve të NATO-s. Dhe nën sloganin “kthimi i personelit”, von der Leyen është ministrja e parë e Mbrojtjes në Gjermani që ndaloi zvogëlimin e Forcave të Armatosura, duke rritur numrin e trupave për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Nën kohëqëndrimin në detyrë të von von Leyen, politika e mbrojtjes u bë një element i njohur i politikës së jashtme të Gjermanisë. Kjo ishte gjithashtu në përputhje me përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar milicinë terroriste të “Shtetit Islamik”, i cili është ndeshur kontributet e forcave të armatosura gjermane në disa sfera.

“Ne do të kishim lënë pas një periudhë gjatë së cilës Bundeswehr-i ishte zvogëluar për një kohë të gjatë”, tha von der Leyen më 2017. “Gjendja e sigurisë ka ndryshuar në atë masë që Bundeswehri duhet të merret me një numër të madh sfidash, duke filluar nga Siria dhe Iraku në Mali dhe të gjithë misionin në Detin Mesdhe.”

I pyetur nga DW nëse von der Leyen ishte një zgjedhje e mirë për të pasuar Jean-Claude Juncker si president i Komisionit të BE-së, eksperti i mbrojtjes i të gjelbërve, Omid Nouripour, foli për dështimet e shumta të Bundeswehr-ut që u bënë tema qendrore në Gjermani: “Situata në lidhje me pajisjet e forcave të armatosura gjermane nuk është një kualifikim i nevojshëm për punën e lartë ekzekutive të BE”.

22 5

Exit mobile version