Të dhënat tregojnë se dy janë kategoritë që kanë ndikuar më tepër te rritja e çmimeve për muajin mars, që janë ushqimet dhe argëtimi dhe kultura. Si kudo, nëse për ushqimet janë më të nevojshëm shpenzimet pavarësisht të ardhurave, shqiptarët i zbrazin xhepat po aq edhe për argëtim e kulturë.
Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2025 është 2,5 %.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 8,9 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,1 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 % secili, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,3 %, “Shërbimi arsimor” me 1,9 %, .
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,3.
Në muajin Mars 2025, sipas INSTAT, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8 %.
Edhe ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Argëtim dhe kulturë” me 3,2 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5.
Krahasuar me vendet e BE-së, Shqipëria është në nivelin mesatar të Bashkimit Europian, ashtu si edhe Gjermania. Siç tregohet në tabelë Rumania ka pasur inflacionin më të lartë për muajin mars 2025 dhe Zvicra më të ulëtin.