Ushqimet e shpejta rrisin rrezikun e sëmundjeve vdekjeprurëse

Nëse hani shumë hamburgerë, pica, biskota dhe ëmbëlsira mund të marrë disa vite nga jeta juaj, sipas studimeve të reja
Një anketim i pothuajse 45 mijë njerëzve të moshës së mesme tregoi se vdekjet nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e tjera ishin të lidhura me konsumimin e ‘ushqimeve të shpejta’.
Këto përfshijnë: patate të skuqura, bukë të bardhë, ushqime të gatshme, salsiçe, drithëra me sheqer dhe pije me gaz, në thelb çdo produkt që përfshin një procedurë industriale.
Këto ushqime përbëjnë gjysmën e dietës mesatare britanike, një përqindje më e lartë se çdo vend tjetër evropian.
Në studim thuhet se kushdo që ushqehet në këtë mënyrë është 14% më i rrezikuar të vuajë pasoja të rënda brenda tetë viteve.
Por jo vetëm kaq, sepse ushqimet “fast food” ndalojnë zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rritur mundësitë e zhvillimit të sëmundjes mendore të Alzheimerit.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore të Psikiatrisë, sasia e tepërt e sheqerit dhe yndyrave ul nivelet e një proteine të rëndësishme, të quajtur “reelin”, e cila mban të lidhura neuronet.
Pa këtë proteinë, funksionet e trurit ngadalësohen, duke penguar fleksibilitetin e sjelljes dhe të kujtesës, duke rritur gjithashtu mundësinë e zhvillimit të sëmundjes se Alzheimer, më vonë në jetë.
Studimi kishte në qendër adoleshentët, pasi ata janë edhe më të prirur për të ngrënë ushqime jo të shëndetshme, por edhe pasi truri i tyre është në një fazë zhvillimi.
Megjithëse duhen kryer ende studime, ekspertët shprehen se proteina “reelin” është faktor kyç në rregullimin e funksioneve normale të trurit.
Rezultatet e studimit mund të ndihmojnë për të shpjeguar se si ushqimet jo të shëndetshme, të njohura si ‘fast food’ dhe rrjedhimisht obeziteti janë të lidhura ngushtë me zhvillimin e kushteve neuropsikiatrike dhe neurologjike.

Exit mobile version