Pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe ëmbëlsirat e llojeve të ndryshme që përmbajnë sheqer të shtuar (në sasi të mëdha) mund të dëmtojnë shëndetin e zemrës. Kjo është përgjigjja e një kërkimi të Emory University School of Medicine (Atlanta, SHBA) drejtuar nga profesoresha Miriam Vos dhe publikuar nga “Journal of American Medical Association” (JAMA). Profesoresha Vos dhe ekipi i saj kanë anketuar 6.113 persona për 7 vjet. Në këtë mënyrë, ata kanë arritur në përfundimin se mesatarisht një person nuk duhet të kalojë nivelin 5% të kalorive të përditshme nga sheqernat e shtuar. Sipas studiuesve, një dozë më e lartë reflektohet në zemër, pasi sasia e sheqerit të shtuar nuk duhet të kalojë 5% të kalorive totale. Në qoftë se këto substanca shkojnë në kuotën 10%, kolesteroli i mirë (HDL) mund të zbresë deri në tri herë. Në përgjithësi, një konsum i lartë i sheqernave të shtuar provokon ngritjen e trigliceridit dhe te gratë, rrit kolesterolin e keq (LDL). “Studimi tregon ekzistencën e një lidhjeje reciproke në mes faktorëve të rrezikut kardiovaskular dhe konsumit të sheqernave të shtuar në ushqime. Rreth gjysma e këtyre karbohidrateve mund të gjendet në pijet joalkoolike, por ato janë të pranishme në sasi të mëdha dhe në disa produkte të tjera”, thotë Miriam Vos.
Sheqeri është i dëmshëm për shëndetin
Sa i mirë dhe aq i dëmshëm për shëndetin: përdorimi i tepërt i sheqerit është gjithnjë i dëmshëm për organizmin tonë. Nuk flitet vetëm për sheqerin si produkt, por mënyrat se si ai serviret në trupin tonë, të cilat janë të shumta. Pavarësisht problemeve që sheqeri shkakton në organizëm, ai është shumë i nevojshëm për jetën e njeriut. Studimet e fundit të kryera nga shkencëtarët që punojnë në fushën e ushqimit, kanë zbuluar shumë sekrete e këshilla për t’u mbrojtur nga ai produkt. Dihet që përballë një pjate me brokoli, prodhime të shijshme deti dhe një fete torte, të paktë do të ishin ata që do të kishin dyshime për të zgjedhur. Asnjë njeri nuk e kupton se sa i dëmshëm është ushqimi i pasur me shumë sheqer dhe këtu nuk flitet për pak, një çokollatë ose ndonjë ëmbëlsirë të zakonshme që ne konsumojmë çdo ditë, por për të gjitha ushqimet që konsumojmë, pasi secili prej tyre mbart në vetvete një sasi të caktuar sheqeri. Në fakt, sheqeri nuk është i dëmshëm në vetvete nëse konsumohet në sasi normale e të kontrollueshme (përafërsisht me 5-7% të kalorive të përditshme ose më saktë nga 25 deri në 45 gram). Por një dietë e pasur me sheqerna, sidomos kur ka në përbërje të saj një nga këto produkte industriale (këtu futen kokoshkat, kroasantët, si edhe pijet e gazuara që konsumojmë në jetën e përditshme), është në gjendje që të vërë në një provë shumë të vështirë trupin tonë, ashtu siç edhe kanë zbuluar shumë studime shkencore të kryera në vitet e fundit.
Energjia e fituar dhe debulesa
Një festë e zakonshme familjare nuk do të kishte asnjë kuptim pa tortën në fund: çdo kafshatë që përtypim ka një shije të mrekullueshme, por efektet e tyre mbi shëndetin tonë nuk janë të tilla. Këtë ushqim arrijmë ta tresim shumë shpejt, pasi ai është i përbërë nga sheqerna të lehtë: ndërkohë që nivelet e glukozës në gjak janë të larta, pankreasi sforcohet që të prodhojë një sasi më të madhe insuline se zakonisht, për ta shndërruar glukozën në glikogjen, ashtu sikundër edhe mëlçia e “magazinon” atë në muskuj ose pjesë të tjera solide të trupit. Kur bie niveli i sheqerit, na krijohet një ndjesi lodhjeje dhe këputjeje totale e trupit, e cila rrit në mënyrë të menjëhershme nevojën për sasi tjetër sheqeri në trup. Hormonet si adrenalina dhe kortizoli veprojnë menjëherë në tepricat e sheqerit, të cilat ndodhen në pjesë të ndryshme të trupit, rrisin mundësinë e prekjes nga infarkti dhe i japin trurit tonë një sinjal të gabuar rreziku.
Ulja e imunitetit të trupit
Dy filxhanë me sheqer do të ishin të mjaftueshme për të rritur rrezikun e ndjeshmërisë në organizëm. Kjo e dhënë është në sinkron të plotë me një studim të fundit, të publikuar në periodiken shkencore “American Journal of Clinical Nutrition”, në të cilën studiuesit kanë zbuluar se numri i leukociteve reduktohet në harkun e pesë orëve nga momenti i përdorimit të 100 gramëve sheqer.
Konvertimi në yndyrë
Në pjesën më të madhe të rasteve, teprica e glikogjenit shndërrohet menjëherë në yndyrë. Disa persona mendojnë në mënyrë të gabuar që, nëse konsumojnë ushqime pa yndyrë ose të varfra në yndyrë mund të mos vënë peshë, por në të vërtetë edhe ushqimet që përmbajnë shumë sheqerna mund të na shëndoshin. Në shumë raste, sasia e tepërt e sheqerit që qarkullon në gjakun tonë shndërrohet në yndyrë.
Dëmtimi i sistemit kardiovaskular
Një studim i kryer në vitin 2009 në Universitetin e Calgary në Kanada dhe i publikuar në revistën shkencore “American Society for Nutrition” ka zbuluar se nëse konsumojmë një pjatë me makarona, që është e pasur me sasi të madhe yndyre, rritet ndjeshëm presioni i gjakut dhe në këto kushte, edhe puna e zemrës fillon të bëhet më e vështirë.
Humbja e kujtesës
Personat që vuajnë nga sëmundja e diabetit e tipit 2 duhet të bëjnë shumë kujdes me ngrënien e ëmbëlsirave, kjo sidomos për shkak të sheqerit, sepse sipas një studimi të fundit mësohet se mund të krijohen probleme edhe në rast të konsumimit të gjalpit ose vajit. Në qendrën e madhe studimore shkencore, “Bay Care Centre for Geriatric Care”, në vitin 2012, studiuesit kanë arritur të testojnë kujtesën e disa vullnetarëve, të cilët më parë kishin konsumuar një pjatë me makarona me shumë yndyrna, pak yndyrna të tjera alternative dhe ujë. Ata që hëngrën rëndë demonstruan humbje shumë më të madhe të kujtesës në krahasim me pjesën tjetër të grupit që iu nënshtrua këtij testimi. Kushdo, duke filluar nga personat që janë mbipeshë, mund ta shohë këtë si avantazh për të kontrolluar linjat dhe shëndetin. Si produkti më i mirë i mundshëm për të ruajtur këto parametra është zgjedhur buka e bardhë: vlera e saj numerike është 100. Mishi dhe peshku kanë vlerë zero.