A e dini që me ndihmën e artikujve të caktuar mund të ngrini temperaturën e trupit, të përmirësoni imunitetin vetjak, aftësitë mendore, potencën madje edhe humorin?
Është treguar që ushqimi djegës, pos që ngroh trupin, nxit tajitje të bashkimit kimik të quajtur endorfinë, i cili shkakton humor të mirë. Hani supë të pasuruar me mëlmesa djegës, do të vëreni që do të djersiteni më shumë, gjë që do të thotë se lirohen helmet në trup. Gjithashtu, shikimi bëhet më i kthjellët dhe do të mendoni shumë më mirë.
E dhënë interesante është ajo që frutat të cilat rriten ngadalë, zakonisht janë më të ngrohta se ato të cilat rriten shpejt, kështu që në ushqimin dimëror mund të përfshini edhe frutat rrënjore (majdanozin, selinon, panxharin).
Frutat kokare, siç janë qepa dhe panxhari gjithashtu ndihmojnë në temperatura të ulëta, ndër ato bëjnë pjesë natyrisht edhe patatja, kërpudhat dhe fasulja.
Fasulja shumë gjatë mban ngrohtësinë dhe është e pasur e albumina, ndërsa kërpudhat nxisin prodhimin e rruazave të gjakut, prandaj janë treguar goxha shëruese.
Sipas taoistëve kinezë, dimri paraqet kalimin nga gjendja aktive në gjendje ruajtjeje, kompensimi dhe përtëritjeje. Prandaj, pos artikujve të cilët ngrohin, rekomandohet që të konsumohen edhe ata artikuj të cilët në mënyrë të shpejtë dhe adekuate do të mineralizojnë organizmin tonë dhe do t’i kthejnë forcën e humbur. Artikull ideal për këtë qëllim paraqesin absolutisht të gjitha frutat arrore.
Frutat arrore dhe farërat dhe çdo gjë që gatuhet nga to ngrenë temperaturën e trupit. Pos që përmbajnë sasi të mëdha energjie, gjithashtu janë të pasura me vitamina, minerale dhe thartira omega 3. Shtoni artikujt të cilët janë të ëmbël, të thartë dhe të njelmët, si për shembull lakra turshi apo perimet turshi, hudhra dhe xhenxhefili i freskët.
Lakra
Karakteristikë e mirë për lakrën është sasia e madhe e vitaminës C, të cilën e përmban dyfish më shumë sesa portokalli. Prandaj është ushqim i preferuar në supa, perime të ziera dhe në ushqimet e vitit të ri. Lakra turshi ndihmon në detoksimin e shpejtë të organizmit. Njëherësh është edhe preventivë e shkëlqyeshme gjatë sezonit të gripave, sepse është e pasur edhe me vitaminat C, K, B6 dhe A.
Hudhra
Me të drejtë është quajtur superartikull, sepse përmban më se dyqind materie aktive – hudhra është e pasur me vajra eterikë që përmbajnë sulfur, vitamina (A, B1, B2 dhe C), minerale (kalium, hekur, jod, kalcium, selen dhe fosfor), përmban amino-thartira, enzime, poliozë si p.sh. insulinë, adenozinë dhe alicinë.