Ushqimet që ju ndihmojnë në djegien e dhjamit të tepërt

Humbja e dhjamit ndodh vetëm kur digjni më shumë kalori sesa merrni, duke e detyruar trupin tuaj të shfrytëzojë rezervat për më shumë energji.

Mirëpo krahas një regjimi të duhur fizik, ekzistojnë shumë ushqime që mund t’ju ndihmojnë të digjni më lehtë yndyrnat.

Për këtë arsye, AgrWeb.org ka zgjedhur t’ju njohë me disa nga ushqimet më të mira, që do t’ju ndihmojë të largoni dhjamin e padëshiruar.

Speci Djegës

Sipas një studimi ku AgroWeb.org bazohet, thuhet se konsumi ditor i kapsicinës përshpejton humbjen e dhjamit në bark dhe rrit aftësinë e trupit për të shndërruar ushqimin në energji. Ajo që duhet të bëni për të përfituar nga speci djegës është ta përdorni atë sa më shpesh në gatimet tuaja.

Vezët

Vezët janë një nga burimet më të mira të kolinës, një lëndë ushqyese e cila ndihmon në djegien e dhjamit. Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave të dobëta, të cilat mund të përshpejtojnë ritmin e djegies së dhjamit kur konsumohen për mëngjes.

Gjithashtu ato do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë, një faktor tjetër që ndikon në reduktimin e peshës.

Spinaqi

Perimet gjethe jeshile si spinaqi, janë plot me lëndë ushqyese si vitamina A, hekur dhe folate, që rrisin energjinë tuaj. Gjithashtu ato mund të zvogëlojnë oreksin, duke ndihmuar në frenimin e marrjes së kalorive.

Nga ana tjetër nxisin trupin tuaj për të filluar djegien e dhjamit falë përbërsve natyrorë të quajtura tilakoide.

Farat e kungullit

Një nga arsyet që metabolizmi juaj nuk po e djeg dhjamin sa ju do të dëshironit, mund të jetë niveli i ulët i magnezit në trup. Ky mikronutrient thelbësor është i nevojshëm për trupin për të prodhuar dhe ruajtur energji. Vetëm një gjysmë filxhani me fara kungulli, ofron gati 100% të nevojave tuaja ditore për magnez.

Hudhra

Ekspertët ia atribuojnë aftësinë e eleminimit të yndyrnave, një përbërësi të fuqishëm në hudhër, të quajtur acilinë. Duke qënë se hudhra ka një shije të fortë, ju mund ta shtoni atë në gatime të ndryshme për të përfituar më shumë prej saj.

Exit mobile version