Ushqimet që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Ajo çfarë hani nuk ndikon vetëm në peshën dhe energjinë tuaj – por ndikon edhe në atë se sa gjatë do të jetoni.
Kjo për shkak se njerëzit nuk vdesin thjesht nga mosha, por për shkak të sëmundjeve që vijnë si pasojë e stileve të pashëndetshme të jetesës.
Prandaj, është e rëndësishme t’i dëgjoni këshillat e ekspertëve dhe të ushqeheni shëndetshëm.
Më poshtë e keni një listë me gjërat të cilat duhet t’i konsumoni për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme:
Kafja
Një studim i ri sapo ka zbuluar një lidhje mes konsumimit të kafes dhe shëndetit të zemrës, duke i mbështetur studimet e mëhershme të cilat sugjeronin se konsumuesit e kafesë janë më të prirë të jetojnë më gjatë.
Ushqimet e djegëse
Ushqimet pikante jo vetëm se jua djegin gojën, por edhe jua zgjasin kohën tuaj në këtë jetë! Një studim i vitit 2015 me pothuajse 500.000 kinezë ka zbuluar se ngrënia e ushqimeve të djegësta një apo dy herë në javë është ndërlidhur me 10 për qind reduktim të rrezikut të vdekjes së parakohshme.
Arrat
Studimet e këtij viti kanë zbuluar se ata të cilët hanë arra, bajame, kikirika, etj., janë më pak të prirë të zhvillojnë sëmundje të zemrës – që do të thotë se janë më të prirë të shijojnë jetë të gjatë e të shëndetshme.
Salmoni
Salmoni është i pasur me vitamina e minerale, dhe ndërlidhet me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare – rrjedhimisht vdekjes së parakohshme.
Boronicat
Ngjyra e veçantë e boronicave vjen nga një antioksidant i quajtur ‘anthocyanin’. Sipas ekspertëve, antioksidantët që gjenden në boronica e mbrojnë trupin nga kanceri, sëmundjet e zemrës, dhe sëmundjet e trurit si ajo e Alzheimerit.

Exit mobile version