Ushqimet që ndihmojnë dhe dëmtojnë trurin tuaj

Mënyra si ushqehemi ka ndikim të madh në mirëqenien e trurit tonë dhe në shëndetin mendor, bile na mbron edhe nga demencia. Por, çfarë duhet të ketë në pjatat tona?!
Truri është organi më i uritur në trup, ku e konsumon më shumë se 20 për qind të energjisë totale të trupit. Gjithashtu, qelizat e trurit janë të parikuperueshme, transmeton Telegrafi.
Ndryshe nga pjesa tjetër e trupit, ku qelizat vazhdimisht rikuperohen, shumica e qelizave tona të trurit qëndrojnë me ne gjatë tërë jetës sonë – kjo do të thotë se duhet t’u kushtojmë atyre kujdes më të veçantë.
Acidet yndyrore
Acidet yndyrore si omega-3 janë të domosdoshme për trurin. Peshqit, si salmoni dhe sardelet janë burimi më i mirë natyral i të vetmit lloj të yndyrës për të cilën truri ka nevojë gjatë tërë jetës. Kur nuk keni mundësi të konsumi peshk, alternativa të mira janë edhe farat chia.
Glukoza
Glukoza është një lloj specifik i karbohidrateve. Glukoza është i vetmi burim i energjisë për trurin, prandaj është e domosdoshme që truri të konsumoj mjaftueshëm. Ndër ushqimet më të mira të cilat janë të pasura me glukozë dhe përmbajnë mjaftueshëm fibra sa për t’jua stabilizuar nivelet e sheqerit në gjak, janë kiwi, patatet e ëmbla, qepët, mjalta, sheqeri i kokosit, etj.
Vitaminat dhe mineralet
Të gjitha vitaminat dhe mineralet, e posaçërisht ato me efekte antioksiduese si vitamina A, vitamina C, vitamina E, hekuri, zinku, etj., janë të domosdoshme për trurin.
Pemët dhe perimet janë burimi më i mirë natyral i këtyre vitaminave dhe mineraleve. Përpiquni që në pjatën tuaj gjithmonë të përfshini spinaq, brokoli, portokaj, molla, qepë, karrota, domate, etj.

USHQIMET TË CILAT DUHET T’I SHMANGNI
Përderisa disa ushqime janë të mira për trurin dhe na mbrojnë nga sëmundje të ndryshme, ushqimet tjera duhet shmangur me çdo kusht. Këto ushqime që duhet shmangur përfshijnë ushqimet e shpejta, ushqimet e fërguara si çipsat, ushqimet yndyrore si mishi i kuq, dhe, mbi të gjitha, ushqimet e përpunuara.
Por edhe ushqimet e mbushura me sheqer të rafinuar si ëmbëlsirat, biskotat, etj., janë të dëmshme për trurin dhe trupin tonë.
Aq më shumë ushqime të përpunuara që konsumoni në baza ditore, aq më të rrezikuar jeni nga demenca dhe sëmundjet tjera mendore.

Exit mobile version