Akumulimi i tepërt i substancave të ndryshme në muret arteriale i ngushton ato dhe me kohën shpie në një sëmundje që njihet si arterioskleroza.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, nuk ka ndonjë ilaç të shpejtë që i shkrinë këto substanca që i bllokojnë arteret, por thonë se ndryshimi në stil të jetesës i shkrinë gradualisht dhe e parandalon akumulimin e tyre.
Këto substanca zakonisht janë kombinim i yndyrës, kalciumi, kolesterolit dhe mbetjeve nga qelizat në trup.
Ka disa faktorë të cilët ndikojnë në bllokimin e artereve, si:
– Mbipesha
– Ushqimi i pashëndetshëm
– Shtypja e lartë e gjakut
– Kolesteroli i lartë
– Rezistenca ndaj insulinës dhe diabeti
– Mungesa e aktivitetit fizik
– Pirja e duhanit
Por, fatmirësisht mund ta trajtoni këtë çështje në mënyrë natyrale, me ndihmën e këtyre ushqimeve:
– Hudhrës
– Mollëve
– Arrave
– Xhenxhefilit
– Spinaqit
– Vaji ullirit
– Vaji peshkut
– Domatet
– Çaji i gjelbër
Por, mbani mend se përveç që duhet t’i konsumoni këto ushqime, ju duhet ta bëni më të mirën për ta ulur stresin dhe për të ushtruar rregullisht.