Ushtria kolumbiane: Si e kapëm kokainën në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare dhe kujt i përket

Ushtria kolumbiane nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës për kokainën e sekuestruar. Ata japin detaje nga operacioni duke renditur të fundit hallkën e policisë shqiptare.
Ne njoftimin e saj zyrtare Marina Koumbiane njofton se: “Rreth 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare,” e nis artikullin media meksikane.
Rikujtojme ketu se Rama deklaroi diten e merkure mbasdite se ky operacion ishte vetem i policise shqiptare pa asnje njoftim nga partnere apo agjensi nderkombetare.
Ai detyroi Xhafen, i cili ne mengjesin e dites se merkure kishte paraqitur zbulimin e 614 kg kokaine ne Durres si nje operacion te perbashket te policise me partneret nderkombetar, te pergenjeshtroje kete deklerate, pra veten e tij. Xhafa, i detyruar nga Rama te merkuren ne darke deklaroi se zbulimi i kokaines ne Durres ishte veper vetem e policise shqiptare!

Per me teper lexoni shkrimin e meposhtem”.
“Ushtria Kolumbiane ka reaguar zyrtarisht përmes një deklarate në faqen zyrtare lidhur me operacionin e zhvilluar që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë.
Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një sukses vetëm shqiptar kapjen e sasisë më të madhe të drogës së fortë në territorin shqiptar, duke mohuar bashkëpunimin apo marrjen e informacionit nga agjensitë ligjzbatuese të huaja.
Por sipas deklaratës zyrtare të Ushtrisë kolumbiane, e cila ka lëshuar një deklaratë për mediat, të publikuar madje edhe në faqen e saj zyrtare, thuhet se në operacion ishin të përfshira Marina Kombëtare Kolumbiane, agjensitë ligjzbatuese të disa shteteve dhe policia shqiptare.
“Në zhvillimin e një operacioni të koordinuar që përfshinte Marinën Kombëtare Kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare, në portin e Durrësit – Shqipëri u konfiskuan 613 kilogramë hidrokloruri kokainë.
Droga e konfiskuar ishte e fshehur në dyshemenë e një kontenieri që do të linte Kolumbinë në mes të janarit me fund të dyfishtë, të ngarkuar me banane, në një anije që në itinerarin e saj do të vizitonte disa porte në Europë përpara se të arrinte në portin e Shqiperisë.

U konfiskua falë informatave në kohë të ofruara nga agjencitë pjesëmarrëse, të cilat i lejonin Policisë Shqiptare të planifikonte një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare, që nga momenti i zbritjes së tij në Port në objektet e kompania në lokalitetin e Durrësit, vendi ku entiteti i policisë ndërhyri në kontejnerin gjetjen e narkotikëve.
Kokaina e konfiskuar i përkiste një strukture trafikimi të drogës të lidhur me Grupin e Armatosur të Organizuar të njohur si “Clan del Golfo”, i cili ka kontakte në disa porte në Evropë ku ata dërgojnë dërgesa droge”, thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakNeranxi: Rama ka instaluar një shtet kriminal në çdo qelizë
Artikulli tjetërShehi injoron Nazarkon, debati: Ti nuk di asgjë, ti je komplet injorant mor burrë …