Ushtria serbe marshon në Bosnje, parakalimi ushtarak bëhet pa lejen e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës

Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar të dielën në një paradë ceremoniale nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedorit. Zhvillimi i parakalimit me sa duket është bërë pa pëlqimin paraprak të shtetit të Bosnje e Hercegovinës, pasi zyrtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) citohet nga Radio Evropa e Lirë të ketë thënë se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.

“Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” është shprehur ai, raporton REL.

Më 31 maj të vitit 1992, autoritetet serbe të Bosnje e Hercegovinës në Prijedor lëshuan një urdhër, përmes radios lokale, për popullatën jo serbe që të linin shtëpitë e tyre me flamuj ose çarçafë të bardhë dhe të vendosin shirita të bardhë rreth mëngëve kur të dalin nga shtëpia. Pas kësaj, më shumë se 3.000 civilë u vranë.

Më shumë se 32.000 jo serbë nga Prijedori u mbajtën ilegalisht në rreth 60 kampe përqendrim. Në zonën e ish-minierës së Tomashicës, u gjet varri më i madh masiv që nga Lufta e Dytë Botërore. Autoritetet e qytetit në Prijedor, në entitetin serb të Bosnjës që qeveriset nga Republika Sërpska, nuk lejojnë asnjë memorial në kujtim të qytetarëve të vrarë të Prijedorit.

Artikulli paraprakVrau bashkëjetuesin e ish-gruas/ Gjykata vendos burg pa afat për Xhuliano Miajn
Artikulli tjetër“Demokracia nuk është në gjendje të mirë”- Papa Françesku apel politikanëve: Shmangni populizimin, punoni për të ndërtuar shoqëri më të forta