Uzuni përmirëson veten drejt objektivit që ka caktuar, tejkalon golat e shënuar në sezonin ku fitoi “Këpucën e Artë”

Myrto Uzuni ka treguar se është edhe më i uritur për gola dhe suksese me fanellën e Granadës. Shumëkush mendonte se sulmuesi kishte arritur majën me klubin spanjoll kur fitoi “Këpucën e Artë” dy sezone më parë në La Liga 2. Por ai po u tregon të gjithëve se vazhdon të ketë më shumë uri.

 

Pas një sezoni aspak të keq me 11 gola në La Liga, Uzuni është kthyer me Granadën në kategorinë e dytë spanjolle, për të tentuar përsëri ringritjen. Dhe ndonëse skuadra nuk po ecën me të njëjtat ritme, sulmuesi shqiptar po bën më mirë se sa dy vite më parë.

Në sezonin 2022-2023, në ndeshjen e javës së 20 ndaj Kartagjenës, Uzuni shënoi golin e tij të 11 të atij edicioni. Sot, pikërisht ndaj Kartagjenës në javën e 20, sulmuesi shënoi tregolësh dhe çoi në 14 bilancin e tij sezonal, duke kaluar kështu vetveten. Në këtë mënyrë, futbollisti i afrohet edhe më shumë objektivit që i ka vënë vetes, për të arritur kuotën e 25 golave në këtë edicion dhe kaluar shifrën 23 të dy viteve më parë.

Exit mobile version