Vaji i ullirit të Dumresë/ Fermerët ankohen për çmimin dhe mungesën e punëtorëve

Zona e Dumresë njihet për prodhimin e vajit të ullirit cilësor. Edhe pse mbledhja e ullirit po shkon drejt fundit, fermerët  ankohen çdo ditë e më shumë për çmimin e ulët të shitjes, mungesën e fuqisë punëtore dhe mungesën e tregut.

Nuk ja vlen është dobët, me 6 mijë lekë kg që e merr fabrika. Kështu që për ne si fermer nuk tepron shumë.

Po ça të bëj e kam nga e keqja, fëmijët kanë ik ne emigracion dhe ne jemi të detyruar marrim punëtor dhe i vi dhe unë prapa. Vaji i ullirit nuk ka fare, shohin vaj me 7 mijë, 8 mijë 11 mijë, ai me 6 mijë lek po shkon. Na dhimbset se i kemi mbledh kemi derdh djers po ime sa te shkoj te shkoj.

Edhe përpunuesit e ullirit në fabrika, ngrenë shqetësimin për çmimin. Sipas tyre çmimi 7 mijë lek për litër tentohet të ulet akoma me shumë nga importuesit. Kjo bën që çmimi të mos e justifikojë mundin.

Me 700  lekë për litër, por me sa shikojmë importuesit që vijnë dhe marrin vajin e ullirit ne Shqipëri, tentojnë për uljen e çmimit. Dhe fermerët ashtu si edhe unë bashkërisht me ta nuk jam dakord, pasi kostot e prodhimit dhe përpunimit janë shumë të larta.

Belshi në total kanë rreth 1.2 milionë rrënjë ullinj, dhe pavarësisht ankesave të  kultivuesve, grumbulluesve e përpunuesve të ullirit, sivjet sezoni vlerësohet i mbarë. Zona e Dumresë eksporton vaj ulliri në disa vende të BE falë kjo edhe cilësisë së shkëlqyer të këtij produkti.

Exit mobile version