“Vajtja e Bardhit te ballkoni i Berishës, produkt dëshpërimi”, Nazarko: Nuk mori asnjë sinjal në SHBA që të promovohej individualisht

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar në emisionin “Real Story” vajtjen e Gazment Bardhit poshtë ballkonit të Sali Berishës, duke e konsideruar si një produkt dëshpërimi, pasi nuk mori asnjë sinjal në SHBA që të promovohej individualisht.

Ai ka theksuar se Bardhi pati në SHBA thjesht një takim specifik që lidhet me problemin e Partisë Demokratike.

“Bardhi nuk ka pasur asnjë takim me ata vendimmarrës në departamentin e shtetit që merren drejtpërdrejt me Shqipërinë. Ka patur bashkë me një grup deputetësh. Në qoftë se do të kishte takim vetëm për vetëm ose grupi i tij me departamentin e shtetit, jo me Escobarin, por dhe me ambasadoren që tani është ngritur në pozitë, ai nuk ka patur. Të mendosh dhe të thuash që ai mori një direktiv nga Amerika dhe nuk e zbatoi se vajti poshtë ballkonit, kjo është një lidhje që nuk ekziston. Pati një takim specifik domethënës që lidhet me hallin e PD-së.

Madje, vajtja te ballkoni mund të jetë dhe produkti i dëshpërimit që në departamentin e shtetit nuk mori asnjë lloj sinjali që ta promovonte atë individualisht”, u shpreh Nazarko./abcnews.al

Artikulli paraprak“E paimagjinueshme në një shtet ligjor”/ BIRN: Kushtetuesja kritikon moszbatimin e vendimit për Olta Xhaçkën! U kontaktuan kabineti i Ramës dhe Nikollës, por…
Artikulli tjetërNga SHBA-ja, poshtë ballkonit!