Vajza 12 vjeçe i shkruan Berishës: Më pushuan mamin nga puna, tani do na mungojë edhe buka e gojës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një vajze 12 vjeçare se Bashkia e Gjirokastrës i ka pushuar nga puna nënën e saj. Ajo shkruan se, tani përveç frikës nga Koronavirusi dhe të qëndruarit në shtëpi, neve tani do të na mungojë edhe buka e gojës pasi nuk është momenti që mami të gjejë punë tjetër.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Epidemia e Koronavirusit shoqerohet me epidemine e shkarkimit kolektiv te punonjesve nga narkokryetaret monist zuzare!

Lexoni mesazhin e 12 vjeçares nga Gjirokastra! sb

Pershendetje xhaxhi Sali! Une qe po te shkruaj jam nje vajze 12 vjece nga qyteti i Gjirokastres. Sot mami im me erdhi ne shtepi shume e merzitur. Degjova qe kishin hequr 50 veta nga bashkia Gjirokaster aty ku punonte dhe mami im. Shqetesimet ne familjen tone u shtua. Pervec frikes nga Koronavirusi dhe te qendruarit ne shtepi ne tani do te na mungoje edhe buka e gojes pasi nuk eshte momenti qe mami te gjeje pune tjeter.Te lutem beje publike por anonim sepse kam frike se mos me heqin dhe babin.Te perqafoj nga Gjirokastra!

Exit mobile version