Vajza e Bashkim Koplikut deklaroi se i ati nuk ndërroi jetë nga Covid-19 por nga pakujdesia e shtetit.
Zv/ kryeministri i vendit në kohën e Berishës, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, duket se nuk ka vdekur nga pandemia Covid-19, sikurse shprehet e bija.
Ajo tha për mediat gjatë ceremonisë mortore në Durrës se, i ati ndërroi jetë pasi kishte oksigjen.
Vajza e Koplikut gjithashtu tha se politikani vdiq në momentin kur po mobilizoheshin familjarisht për ta dërguar me avion jashtë vendit për mjekim të specializuar.